Shqipëria gjatë zhvillimit të Konferencës Ministeriale BE-Ballkani Perëndimor për Drejtësinë dhe Çështjet e Brendshme, ka konfirmuar përkushtimin e saj për drejtësi, luftën kundër korrupsionit dhe bashkëpunimin rajonal.
Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, në një reagim në rrjetet sociale, thekson se Shqipëria është një partnere e besueshme për sfidat e drejtësisë dhe solidaritetin ndërkombëtar në luftën kundër agresionit rus në Ukrainë.
“Mbyllëm me sukses Konferencën Ministeriale BE-Ballkani Perëndimor për Drejtësinë dhe Çështjet e Brendshme organizuar nga presidenca spanjolle dhe mikpritës Ministrinë e Drejtësisë së Maqedonisë së Veriut, duke konfirmuar përkushtimin tonë për drejtësi, luftën kundër korrupsionit, aksesin në drejtësi dhe bashkëpunimin rajonal”, bën të ditur Manja.
“Jemi partnerë të besueshëm për sfidat e drejtësisë dhe solidaritetin ndërkombëtar në luftën kundër agresionit rus në Ukrainë”, tha Manja.