Rusia është tërhequr zyrtarisht nga Traktati për Forcat e Armatosura Konvencionale në Evropë (CFE) mesnatën e së martës, njoftoi Ministria e Jashtme ruse në faqen e saj të internetit të martën.
“Nga ora 00:00 e datës 7 nëntor 2023, ka përfunduar procedura e tërheqjes së CFE-së për Rusinë, e cila u pezullua nga vendi ynë në vitin 2007. Kështu, dokumenti juridik ndërkombëtar më në fund ka hyrë në histori për ne”, thuhet në njoftim.
Pjesëmarrësit perëndimor nuk i vlerësuan siç duhet mundësitë e “ndikimit” në Rusi dhe shkallën e interesit tonë për Traktatin. Duke marrë parasysh pozicionin destruktiv të SHBA-sё dhe aleatëve të saj në lidhje me Marrëveshjen për Përshtatjen e Traktatit tё CFE, Rusia pezulloi Traktatin në 2007.
Kjo ishte në përputhje me fjalimin e Mynihut të Presidentit të Federatës Ruse V.V.Putin (shkurt 2007) dhe u bë një nga hapat e parë të vendit tonë për të kundërshtuar rreptësisht hegjemoninë e “Perëndimit kolektiv” dhe konceptin e sigurisë të imponuar prej tij, bazuar në disa “rregulla” të diktuara arbitrarisht prej tij.
Duke pezulluar Traktatin e CFE, ne e lamë derën hapur për dialog mbi mënyrat për të rivendosur qëndrueshmërinë e kontrollit konvencional të armëve në Evropë. Sidoqoftë, kundërshtarët tanë nuk e shfrytëzuan këtë mundësi, duke preferuar të vazhdojnë tё zhvillojnё politikën e tyre jo mbi parimet e bashkëpunimit, por mbi bazёn anti-ruse, tё blloqeve.
Duke marrë parasysh përgjegjësinë e drejtpërdrejtë të vendeve tё NATO-s për nxitjen e konfliktit në Ukrainë, si dhe pranimin e Finlandës në aleancë dhe shqyrtimin e vazhdueshëm të kërkesёs së ngjashme nga Suedia, ruajtja zyrtare e Traktatit tё CFE është bërë madje e papranueshme nga pikëpamja e interesave themelore të sigurisë së Rusisë.
CFE, e nënshkruar fillimisht në vitin 1990 nga anëtarët e atëhershëm të NATO-s dhe gjashtë shtetet e atëhershme të Traktatit të Varshavës, hyri në fuqi në 1992.
Pakti kishte për qëllim vendosjen e një ekuilibri midis dy aleancave ushtarake duke vendosur kufizime në sasitë e armëve dhe pajisjeve ushtarake që të gjitha palët lejoheshin të grumbullonin.
/Argumentum.al