Tashmë është zyrtare, Shqipëria do të jetë pjesë e finaleve të Europianit të vitit 2024, që do të luhen në Gjermani duke nisur nga qershori i vitit të ardhshëm. Kualifikimi është siguruar matematikisht pas barazimit me rezultatin 1-1 në stadiumin “Zimbru” të qytetit të Chișinău përballë Moldavisë.
Sfida ishte e vlefshme për javën 7 të grupit “E”, ku “shqiponjat kuqezi” kanë grumbulluar deri më tani 14 pikë, ndërsa ndiqen nga “Çekia” me 11 pikë, “Danimarka” me 10 pikë dhe më pas vjen “Moldavia” me 9 pikë, teksa në fund të kualifikimit janë “Ishujt Faroe” me 1 pikë.
Një gol i Sokol Cikalleshit në minutën e 24’ ka mjaftuar për t’i dhënë kuqezinjëve mundësinë për të siguruar matematikisht kualifikimin për herë të dytë në finalet e një Europani, pas pjesëmarrjes për herë të parë në finalet e Europianit “Francë 2016” tetë vite më parë.
Kuqezinjtë edhe pse gjetën golin të parët, nuk arritën të siguronin fitoren, teksa ndeshja përfundoi me rezultatin 1-1, ku për vendasit rrugën e golit e gjeti Vladyslav Babohlo në minutën e 87’. Një barazim që eliminon Moldavinë nga rruga drejt “Euro 2024”, dhe kualfikon kombëtaren tonë për në finalet e Europianit “Gjermani 2024”.