Shqiptarët u njohen edhe me një ‘fejton’ – ftesë për dialog të kryeministrit Edi Rama drejtuar kreut të opozitës Basha.
Të duket si një fare kalim kohe të ‘lodrosh’ në ato rradhë që nga letra në letër bëhen më shpotitëse plot tallje e nëpërkëmbje ndaj kundërshtarit të cilit të ardhmen ia shikon në humnere bashkë me gjithë atë që Rama e quan ‘grupim politik’ apo sekt i Bashes.
Rrallë politikan apo force politike janë shigjetuar si tash nga pena helmuese e Rames, autor i librit ‘Kurban’ që, ndër të tjera, është përkthyer edhe në gjuhen serbe, si ç po u ngjet Bashes e aleateve të tij opozitarë.
Rama i përsërit kundërshtarit se kot e ka me protestat se ato po rrudhen siç po humbin energji thirrjet e Bashes para seciles proteste kur njofton ‘fundin’ e KM.
Por Rama publikisht po i tregon Bashes se ‘fundi’ i tij i kërkuar nga opozita është ‘pafund’…
‘Ik!’ është bërë moto për ‘Rri Z. Kryeminister!’
Gjasat janë se thirrja ‘Ik!’ është bërë si adrenaline për Ramen (duket ajo ka zëvëndësuar drogen për çka pretendohet se përdor ai) dhe shprehje e kësaj është se si kreu socialist po e trajton situaten në të gjithë aspektet e saj brenda dhe jashtë vëndit.
Ai pretendon se parlamentin e ka plot majtas e djathtas, zgjedhjet do të jenë fitimtare të 61 bashkive në daten e caktuar, ndërkombëtaret komplet solidare dhe mrekullia shqiptare në të gjitha fushat po habit botën.
Aspak dyshues nuk është ai për hapjen e negociatave me BE. Madje i imponohet Brukselit zyrtar për këtë…
Pra me këtë torbë të tijen plot Rama nuk tundet përballë Bashes, të cilit shpesh i kujton me miklim se kur Cadra ishte bërë më të vertetë bunker i demokracisë në mes të Tiranës ky i fundit tinëzisht doli nga një vrimë e saj dhe hyri në katakombet kuvendore prej ku, të gjithë e kujtojne, dukej i ekzaltuar nga pazari me KM kur u foli gazetarëve.
Edi Rama i përmbajtur nuk foli, ia la ‘fitoren’ e pazarit të 2017 Bashes. Besoj akoma ky i fundit i ndjen të rrahurat miqesore të shpatulles nga KM në atë bisede me gazetarët.
Betohet tani kreu demokrat se nuk e ha më atë ‘supe’ por zor se e beson ndokush, madje edhe në qarqet më të afërta të tij.
E nga ana tjeter ai e ndjen se edhe Rama këtë rradhe nuk ka më në menune e tij të ‘dialogut’ të propozuar ‘supe’, por thjesht bukë thatë.
Të gjithë e kuptojne se Rames nuk i intereson më as dialogu as Basha se limonin e ka shtrydhur.
Nëse në fillim nuk ndihej mire nga protestat opozitare, tani ato e argëtojnë Ramen.
Ato i duken sikur i japin forcë për të vazhduar se, në të vertetë, janë bërë tamam shëtitje nokturne në kryeqytet. Ndonjë media amerikane botonte foto të një protestuesi me vuvuzele përballe kordonit policor tek kryeministria; nuk kishte interes për ato media të huaja as kreu opozitar e as protestuesit anti- kryeministër.
A më të vertetë KM e ndjen se po i shteron karburanti revoltës opozitare?
Të enjten e kaluar lideri veteran Berisha u tha shqiptarëve se lidershipi opozitar nuk mund të permbaj zemërimin popullor. E thënë prej tij krijoi natyrshem enigmen- çfarë do të ndodhë me 25 maj? Cfarë ndodhi ishte shëtitje në bulevard e ‘rrok e puth’ lideret opozitare nga dashamirësit e tyre sikur ishte takimi i fundit.
Pyetje: Mos Basha i ashtuquajturi ‘moderatori’ opozitar nuk e pyet më tutorin e tij? Nuk po funksionin më binomi B2? Apo kjo është loje e tyre në pritje të ndërhyrjes se ndërkombëtarëve, konkretisht gjermaneve?
31 maji po afron për demonstrimin opozitar të rradhes. Basha e ka fjalimin gati, kopje e fjalimeve të mëparshme.
Kurse shqiptaret, fatkeqesisht, kanë shumë çfarë të thonë në këtë mizerje ekonomike, sociale e psikologjike që po ua merr frymen gjithnjë e më shumë.
Në të vertetë KM Rama me shqiptaret e ka përballjen se keto të fundit shumë priten nga premtimet rilindase dhe nga dita në ditë zhgënjimi i tyre rritet prej mos realizimit të premtimeve ëndërrimtare.
Për momentin kreu socialist driblon mjeshtërisht në këtë përballje se akoma populli i thjeshtë në qytet e fshat mbetet i çorientuar pasoje kjo e klases 30- vjecare politike që e mban Shqipërinë në cfarë quhet tranzicion.
Rama e ndjen veten të forte kur sfidon edhe ajken e intelektualizmit duke imponuar në krye të Akademise së Shkencave Skender Gjinushin, këtë figure të errët në çdo tipar njerëzor që e demonstroi në dritë të diellit edhe tani duke shantazhuar me fjale turpi një gazetare.
Mirëpo çdo gjë ka një fund dhe këtë do ta përcaktojnë vete shqiptaret, si gjithmonë, se deri kur do të mbeten të varfer, të poshtëruar, të kërcënuar, peng të politikes hileqare, të mallkuar nga drama anti- kombëtare: ‘Shqiptar Ik!’
© Argumentum