Sot mbushen plot 4 vite nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit i vitit 2019 që goditi vendin në orët e para të mëngjesit dhe shkaktoi 51 viktima dhe mbi 1 mijë persona të plagosur.
Tërmeti me magnitudë 6.4 ballë shkaktoi dëme shumë të mëdha materiale dhe shembjen e qindra banesave banorë në disa qytete si Durrës, Fushë-Krujë, Laç, Lezhë dhe Tiranë, ndërkohë që ende sot ka banorë që nuk janë sistemuar nëpër banesa.
Të dhënat shkencore nga Instituti i Gjeoshkencës treguan se tërmeti i datës 26 nëntor 2019 me magnitudë 6.4 ishte ndjerë 9 ballë në Hamallaj, Jube dhe Rrushkull, 8-9 ballë në Durrësi, Sukth dhe në Kuraten. Lëkundjet e forta sizmike sollën edhe shumë panik në të gjithë vendin, jo vetëm në atë ditë por edhe për muajt më pas, duke sjellë panik për shumë qytetarë shqiptarë.
Shumë shtete u solidarizuan me Shqipërinë pas ngjarjes tragjike duke shprehur këtë nëpërmjet ndihmave të shumta humanitare dhe financiare, si dhe duke sjellë forcat e kërkim shpëtimit të cilët luftuan për nxjerrjen e trupave të viktimave nga gërmadhat.
/Argumentum.al