Autoriteti Rrugor Shqiptar hapi të premten e javës së shkuar një procedurë prokurmi lidhur me projektin e rehabilitimit të Unazës së Re në segementin nga Pallati me Shigjeta tek rrethrrotullimi i Doganës. Procedura e prokurimit ka të bëjë me mbikqyrjen e punimeve dhe pas shpalljes së fituesit që do të mbikqyrë punimet në Lotin e parë është vijuar me hapjen e garës për të gjetur kompaninë që do të bëjë mbikqyrjen në lotin 2. Ofertat duhet të paraqiten deri në datë 6 qershor ndëkrohë që fondi limit është llogaritur në 10.7 milionë lekë pa TVSH. Por si ndahen lotet në një segment që është vetëm 2.4 kilometra dhe që në total ndërhyrja llogaritet rreth 40 milionë euro.
Referuar dokumenteve Loti i parë shtrihet nga progresivi 0+200 deri në progresivin 0+760.
Ka të planifikuar ndërtimin e të gjithe nyjes tek Shqiponja dhe mbikalimin e mjeteve nga njëra anë në tjeterën të rrugeve sekondare
Loti i dytë shtrihet nga progresivi 0+760 deri 1+600 dheka të planfikuar rrugen kryesore rrugët sekondare dhe veprat e artit që përfshihen brënda këtyre piketave si uren mbi Lanë dhe nënkalimin errugeve sekondare
Loti i tretë shtrihet nga progresivi 1+600 deri në progresivin 2+390 dhe përfshin perveç segmentit rrugor dhe mbikalimin per mjete qe lidh rruget sekondare dhe nyjet hyrëse në unazë
Ka të parashikuar ndërtimin e rruges kryesore dhe rrugeve sekondare në mes këtyre piketave si dhe veprat e artit që përfshihen brenda këij segmenti.
Tenderi për ndërhyrjen në Unazën e Madhe u shoqërua pak muaj më parë me hije skandali për shkak të paraqitjes së dokumenteve të flasifikuara nga kompania e shpallur fituese DH Albania. Në javën e parë të dhjetorit të vitit të shkuar në media u bë publik fakti që një nga kompanitë që fitoi tenderin për ndërtimin e lotit të parë në Unazës së re kishte paraqitur dokumente të falsifikuara. Nga ana e ARRSH u bë prishje e kontratës ndërkohë që Ministria për Infrastrukturën dhe Energjinë bëri me dije se kishte bërë një komunikim shkresor me Ambasadën Amerikane. Kompania DH Albania e cila fitoi procedurën e prokurimit si bashkim operatorësh rezultonte e regjistruar në Delaëare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Pas prishjes së kontratës u tha se asaj do ti sekuestorohej 10 për qind e vlerës së procedurës së prokurimit e lënë si garanci.
Ajo kishte fituar edhe një tjetër procedurë me Operatorin e Sistemit të Transmetimit me një vlerë 12 milionë euro ndërkohë që edhe nga OST u prish në mënyrë të njëanshme kontrata.ARRSH e rihapi tenderin vetëm pak kohë më pas por që u mbyll pa një fitues dhe tashmë procedura qëndron pezull./monitor