Ambasada e Shtetit të Palestinës në Republikën e Shqipërisë, përkujtoi të Martën më 5 Dhjetor 2023, Ditën Ndërkombëtare të Solidaritetit me Popullin Palestinez.
Me këtë rast, Ambasada e Shtetit të Palestinës në Tiranë, organizoi në ambientet e saj aktivitet ku pati një pjesëmarrje të gjerë që tejkaloi çdo pritshmëri. Në këtë aktivitet morën pjësë ambasadorë dhe përfaqësues të misioneve diplomatike arabe dhe të huaja, organizatat ndërkombëtare të akredituara në Republikën e Shqipëris, kreu i Komunitet Mysliman të Shqipërisë, përfaqësues të komuniteteve fetare katolike dhe ortodokse në Shqipëri, figura të shquara nga shoqëria civile, të medias dhe aktivistë dhe përkrahës të kauzës dhe popullin palestinez, si dhe pjestarë të komuniteti palestinez dhe arab në Shqipëri.
Aktiviteti u hap me një minutë heshtje në nderim të dëshmorëve të popullit tonë krenar palestinez. Më pas u luajt himni kombëtar palestinez, i cili u pasua me shfaqjen e të disa videove rreth luftës genocidale të ndërmarrë nga ushtria pushtuese izraelite kundër popullit të pambrojtur palestinez në Rripi i Gazës që nga 7 Tetori i këtij viti, si dhe video rreth sulmeve të kolonëve izraelitë kundër qytetarëve palestinezë në Bregun Perëndimor, përfshirë Jeruzalemin e pushtuar, Xhaminë e Bekuar Al-Aksa, vendet e shenjta islame dhe të krishtera dhe ndaj të gjitha territoreve të pushtuara palestineze.
Shkëlqesia e Saj Znj.Hana Shawa, Ambasadore e Shtetit të Palestinës në Shqipëri dhe Dekane e Trupit Diplomatik të Akredituar në Shqipëri, e nisi fjalën e saj të mbajtur me këtë rast, duke falenderuar të pranishmit dhe të gjithë ata që janë solidarizuar me popullin palestinez. Ajo theksoi rëndësinë e përkujtimit të kësaj dite solidariteti, veçanërisht gjatë kësaj periudhe tepër vështirë që po kalon populli palestinez si pasojë e agresionit të vazhdueshëm ndaj Rripit të Gazës.
Në fjalën e saj, Znj.Ambasadore theksoi rëndësinë e përkujtimit të Ditës Ndërkombëtare të Solidaritetit me Popullin Palestinez, duke vënë në dukje se kjo ditë është një mundësi për komunitetin ndërkombëtar që të përqendrojë vëmendjen e tij në faktin se çështja e Palestinës mbetet ende e pazgjidhur dhe se populli palestinez ende nuk i ka fituar të drejtat e tij legjitime dhe të patjetërsueshme, të përcaktuara nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara.
Gjithashtu, Znj.Ambasore, preku ngjarjet e përgjakshme në Palestinën e pushtuar, veçanërisht në Rripin e Gazës, duke theksuar se ajo që po shohim sot është një dështim i komunitetit ndërkombëtar, i cili e sheh këtë agresion brutal të vrasjes, shkatërrimit dhe vdekjes së popullit palestinez për gati dy muaj pa marrë masa për të ndalur këto krime kundër njerëzimit dhe që janë në kundërshtim me të gjitha normat ndërkombëtare dhe morale. Ambasadorja kërkoi ndalimin e kësaj lufte genocidale kundër popullit palestinez, duke theksuar se popujt e lirë të botës nuk do të lejojnë që zëri i popullit palestinez të shuhet, ndërsa bëri thirrje për vazhdimin e mbështetjes për çështjen palestineze.
Në këtë konteks, Znj.Ambasadore Shawa nënvizoi se populli palestinez do të qëndrojë i palëkundur në tokën e tij dhe nuk do të largohet dhe se nuk do të pranojë asgjë më pak se të drejtat e tij të plota kombëtare në një shtet të pavarur me sovranitet të plotë të garantuar nga ligjet ndërkombëtare.
Gjatë aktivitetit, u recituan vargje poetike të poetëve të shquar palestinez Mahmoud Darwish dhe Fadwa Tuqan, nga aktivistë dhe përkrahës të çësthjes palestineze.
Gjithashtu, gjatë aktivitetit e morën fjalën dhe familje palestineze të cilat kanë qnë dëshmitare okulare të gjenocidit me të cilin po përballet popullit palestinez në Rripin e Gazës. Anëtarët e këtyre familjeve treguan për të pranishmit krimet e luftës të kryera nga forcat pushtuese izraelite kundër civilëve të pafajshëm dhe vuajtjet e banorëve të Gazës në sigurimin e bukës pas shkatërrimit të shumë furrave të bukës, ujit dhe elementeve bazë të jetës si pasojë e bombardimeve të tyre, apo mungesës së karburantit dhe energjisë elektrike në Rripin e Gazës.
/Argumentum.al