Deri tani në Kuvendin e Shqipërisë janë 122 deputetë, ndërsa 18 karrige janë ende bosh nga radhët e opozitës. Nga radhët e listave të LSI-së janë plotësuar 17 vendet duke u kryer zëvendësimi 100%, pasi sot pranoi mandatin edhe Ramazan Gjuzi nga lista e Tiranës.
Nga PD-ja janë plotësuar 23 vende dhe lista e kandidatëve është shteruar e gjitha duke lënë 18 karrige bosh. Deri tani janë 39 deputetë të opozitës që kanë zënë karriget, nga 58 që dogjën mandatet. Parlamenti ka 122 mandate.
Kujtojmë që pak ditë më parë Vangjel Dule i kërkoi Presidentit Meta të pasi nuk ka 140 deputetë.
Situata në PD sipas qarqeve:
FIER 3 vende bosh, asnjë s’ka pranuar
TIRANË 2 bosh, 8 pranuar
DIBËR 1 bosh, 1 pranuar
DURRËS 2 bosh, 2 pranuar
VLORË 1 bosh, 2 pranuar
KORCË 0 bosh, 4 pranuar
SHKODËR 3 bosh, 2 pranuar
KUKËS 1 bosh, 1 plotësuar
BERAT 0 bosh, 1 pranuar
LEZHË 3 bosh, 0 pranuar
GJIROKASTËR 0 bosh, 1 plotësuar
ELBASAN 2 bosh, 1 pranuar