Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot takimin e fundvitit me përfaqësuesit e Trupit Diplomatik në Shqipëri.
Fjalën e tij e nisi duke u uruar mirëseardhjen ambasadorëve të rinj në vendin tonë.
“Jemi mbledhur sonte këtu, në këtë mbrëmje tradicionale, pas një tjetër viti të mbushur me sfida të reja, pasiguri, po edhe mundësi, i cili po mbyllet dhe një viti të ri që po vjen. Ca miq të mirë të një viti më parë nuk janë sot me ne dhe miqve të rinj që i kanë zëvendësuar, du t’iu uroj ngrohtësisht mirëseardhjes rreth kësaj tryeze familjare”, tha Rama.
2023 e konsideroi një vit të mirë ndërsa bumi turistik ai nënvizoi se do të na shoqërojë edhe gjatë 2024.
“Ka qenë sidoqoftë, një vit i mirë për Shqipërinë dhe dua t’ju falënderoj të gjithëve, që keni qenë bashkudhëtarë të mirë në këtë rrugëtim shprese, ambiciesh dhe pune të madhe për ta transformuar këtë vend në Europën e Ballkanit. Nuk mund të jem më krenar se kaq për miqësinë që kemi ushqyer dhe forcuar në këtë rrugë dhe nuk i falënderoj dot mjaftueshëm miqtë tanë të Bashkimit Europian për mbështetjen gjithnjë e më të fortë që po marrim prej tyre. Deri jo shumë kohë më parë ky ndryshim qasjeje i tyre ndaj Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor në përgjithësi do të kishte qenë i paimagjinueshëm. Kjo për ne vlen sa bota, por ne nuk e marrim aspak lehtë, po e çmojmë me të gjithë barrën e përgjegjësive që rriten në çdo hap që na afron”, tha Rama.
“Bumi turistik do të ndiqet në vitin 2024 nga një histori shumë më e madhe suksesi, që do të çelë kapitullin e ri të mbi 10 milionë turistëve. Viti 2024 do të hyjë si viti me borxhin më të ulët publik qëkurse morëm detyrën dhe do tëketë të ardhurat më të larta, falë përmirësimeve të rëndësishme që jemi përgatitur të bëjmë në mbledhjen e tatimeve, pa rritur ndërkohë as edhe një taksë të vetme. Leku nuk ka qenë kurrë më i fortë, inflacioni është kthyer në nivele normale dhe më shumë investime private, vendase e të huaja, do të hyjnë në ekonominë e vendit”, tha ai.
“Nëse dikush do të më ndihmojë me një gotë do t’ju kërkoja të më bashkoheshit për të uruar Vitin e Ri. Për fat të keq më duhet të sjell dhimbjet e mëdha të Gazës që prej 7 tetorit. Është përgjegjësia e imja dhe gjithsecilit të mos heshtim. Pa lëvizur asnjë grimcë nga një qëndrim i prerë që nuk ka vend si Hamasi, në një botë që duam të jetojmë.
Deri jo shumë kohë më parë ky ndryshim qasjeje i tyre ndaj Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor në përgjithësi do të kishte qenë i paimagjinueshëm. Kjo do të thotë gjithçka për ne por nuk e marrim kaq lehtë. Progresi jonë vazhdon ende, për transformim në një kohë të shkurtër”, tha Rama.
Për rrugëtimin e Shqipërisë drejt integrimit në BE Rama foli me nota pozitive.
“Përparimi në bisedimet për anëtarësim sapo ka nisur dhe, falë më shumë se 1000 grave e burrave të angazhuar gjatë 14 muajve të fundit në emër të Shqipërisë për 777 tema të procesit të analizës ligjore dhe institucionale të negociatave, tregon se e kemi nisur me këmben e duhur këtë proces të ri kaq kërkues të transformimit. Nuk ishte e lehtë të përfytyroje punën e epërme të një ekipi kaq të madh, por nuk ishte më e lehtë të imagjinoje kombëtaren shqiptare të futbollit në krye të grupit në përfundim të eliminatoreve të Europianit 2024”, tha Rama.