Gjykata e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka shtyrë për të mërkurën ora 11:00′ seancën gjyqësore në ngarkim të ish-kryeministrit Sali Berisha, për të cilin SPAK ka kërkuar ashpërsim të masës së sigurisë nga “Detyrim Paraqitje” në “Arrest Shtëpie”.
Në seancën gjyqësore të zhvilluar sot, nuk ishte i pranishëm Berisha, por vetëm dy avokatët mbrojtës të tij, Genc Gjokutaj dhe Sokol Mëngjesi. Avokatët mbrojtës të Berishës në seancë kërkuan shkarkimin nga trupa gjyqësore e gjyqtares Irena Gjoka. Po ashtu, avokatët kërkuan më tepër prova për kërkesën e paraqitur nga SPAK.
SPAK nga krahu tjetër, përmes prokurorëve Arben Kraja dhe Enkelejda Millonai ka kërkuar që nëse miratohet kjo kërkesë, masës së sigurisë “Arrest Shtëpie”, t’i shtohet fakti se pranë banesë së Berishës, në rrugën Mustafa Metohiti, të qëndrojnë dhe punonjës të policisë përgjatë 24-orëve.
Lidhur me seancën e sotme ka reaguar dhe avokati i Berishës, Genc Gjokutaj. Para mediave, e cilësoi kërkesën e SPAK, si të pa ligjshme. “Kërkesa është për t’u hakmarrë për nevoja jo ligjore. Është krejt e panevojshme, e paparashikuar në ligj”, tha Gjokutaj.
“Shoqërimi i Policisë bëhet kur ka persona me rrezikshmëri të lartë, pasi gjatë hetimit u ka përfunduar periudha e paraburgimit, dhe këto persona janë të rrezikshëm nga ana shoqërore dhe për këtë rast vendoset policie. Kërkesa e SPAK është për në banesë. Ne s’kemi kërkesë për këtë pjesë, kur ta kemi, do ju njoftojmë”, u shpreh Gjokutaj para mediave.
“Për interesin tonë Prokurori i SPAK tha që s’jap përgjigje kur ishte në Kuvend, pasi është pjesë e debatit gjyqësor. Sot insistoj të mos i përgjigjej interesit tonë. Pyetjet ishin në lidhje me kushtet dhe kriteret e masës së kërkuar, pasi duhet të sqarohet se cili është rreziku që paraqet zoti Berisha, për të cilin nevojitet një masë e tillë sigurie. Kësaj çështje duhet t’i japi shpjegim prokuroria kur kërkon ashpërsimin e masës së sigurisë”, tha Gjokutaj.
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka marrë të pandehur ish-kryeministrin Sali Berisha dhe bashkëshortin e vajzës së tij Jamarbër Malltezi nën akuzën e korrupsionit pasiv, duke akuzuar se kanë përfituar 5.4 milionë euro përmes përdorimit të funksionit publik të ish-kryeministrit, para të dhëna nga biznesmeni Fatmir Bektashi, i cili u mor i pandehur për pastrim parash.
“Shtetasi Fatmir Bektashi. dyshohet se ka konsumuar veprën penale të “Korrupsionit aktiv të funksionarëve të lartë shtetërorë”, pasi është pikërisht ai që ka bashkëpunuar me shtetasin Jamarbër Malltezi për arritjen e qëllimit, i cili ka qene shfrytëzimi i territoreve sportive për kryerje ndërtimesh. Nëpërmjet shoqërisë “Homeplan” sh.p.k. i ka siguruar shtetasit Jamarbër Malltezi, dhënien e përfitimeve të paligjshme në shumën totale 672 976 832 lek ose 5 420 345 euro”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.
“Nga ana e shtetasit Sali Berisha, në cilësinë e tij si Kryeministër i Republikës së Shqipërisë, janë kryer veprime konkrete dhe aktive, në miratim ligjesh apo aktesh nënligjore, me qëllim përshtatjen e tyre sipas nevojave që paraqiteshin për pesë familjet e njohura pronare, ku fitues i drejtpërdrejtë ndër të tjerë, rezultonte të ishte bashkëshorti i vajzës së tij, shtetasi Jamarbër Malltezi,” thuhet në njoftimin e prokurorisë.
“Nga ana e shtetasit Sali Berisha, në cilësinë e tij si Kryeministër i Republikës së Shqipërisë, janë kryer veprime aktive për kryerjen e kontrolleve administrative, me qëllimin e ushtrimit të presionit dhe dhënien e urdhrave konkrete, për konkludimin e procedurave të privatizimit, në favor ndër të tjerë, edhe të shtetasit Jamarbër Malltezi, bashkëshorti i vajzës së tij,” vijon më tej njoftimi.
“Nga ana e shtetasit Sali Berisha, në cilësinë e tij si Kryeministër i Republikës së Shqipërisë, janë kryer veprime aktive në vendosjen në dispozicion të shtetasit Jamarbër Malltezi, bashkëshorti i vajzës së tij, të strukturave të ndryshme të administratës shtetërore për realizimin e procesit të privatizimit të pronës shtetërore,” thotë SPAK.
AKUZAT:
Jamarbër Malltezi – Akuzohet për “Korrupsioni pasiv i funksionareve te larte shtetërore ose te zgjedhurve vendore”, kryer në bashkëpunim, dhe “Pastrimi i produkteve te veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. kryer në bashkëpunim.
Sali Berisha- Akuzohet për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të larte shtetërore ose te zgjedhurve vendore, kryer në bashkëpunim.
Fatmir Bektashi- Akuzohet për kryerjen e veprave penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendore”, dhe “Pastrimi i produkteve të vepër