Kryeministri Edi Rama ka reaguar për rekomandimin e Komisionit Europian për hapjen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Në një postim në rrjetet sociale, Rama shprehet se “Rekomandimi pozitiv pa kushte i Komisionit Europian për çeljen zyrtare të negociatave për anëtarësim të Shqipërisë me Bashkimin Europian, konfirmon se Shqipëria i ka kryer me sukses detyrat e shtëpisë në këtë proces”.
Kryeministri Rama në Twitter:
Rekomandimi pozitiv pa kushte i Komisionit Europian për çeljen zyrtare të negociatave për anëtarësim të Shqipërisë me Bashkimin Europian, konfirmon se Shqipëria i ka kryer me sukses detyrat e shtëpisë në këtë proces
Në 15.00 komunikim i përbashkët publik me ambasadorin e BE