Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se “zgjedhjet e 30 qershorit nuk negociohen”.
Në fjalën e tij në Kuvend po diskutohet progres raporti i Komisionit Europian për Shqipërinë, Rama theksoi se “data 30 qershor buron nga Kushtetuta si përcaktim në dekretin e Presidentit te Republikës bazuar në Kushtetutë”.
Duke folur për opozitën, Rama u shpreh se “ne nuk kemi asnjë rrugë tjetër, ata nuk janë të zgjedhurit tanë. Kundërshtarin nuk e zgjedh, e përballlon, problemi është se ne këtu përballemi si kundërshtarë ndërsa jashtë kësaj salle duhet të përballemi me një forcë që na trajton si armiq”.
“Ne do të vazhdojmë të bëjmë detyrën tonë në raport me ambicien kombëtare dhe dhe interesin kombëtar për ta çuar ndaj Shqipërinë përpara në rrugën e BE-së dhe detyrën tonë në raport me procesin demokratike në Shqipëri dhe me zgjedhjet e 30 qershorit”, – tha Rama./atsh