Kryeministri Edi Rama thotë se zgjedhjet e 30 qershorit nuk negociohen, ndërsa shton se vetëm një pjesë e opozitës është në rrugë.
Në “Open” në Top Channel kreu i qeverisë deklaroi se që të ketë një konflikt civil duhet të ketë një popull në konflikt. 97-ta ishte konflikt i popullit me një qeveri që po kthehej në regjim.
“Konflikt civil është fjalë e madhe. Që të ketë një konflikt civil duhet të ketë një popull në konflikt. 97-ta ishte konflikt i popullit me një qeveri që po kthehej në regjim dhe u shkatërroi financat shqiptarëve.
Ata janë një pjesë e opozitës, një pjesë tjetër është në Parlament. Nëse nuk të pëlqen Kujtim Gjuzi, është një arsye më shumë për të votuar kundër Lulzim Bashës. Ata nuk i kam sjellë unë në Parlament. I ka sjellë Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi. Unë kam një ofertë. 30 qershorin.
Nuk ka shans të ndryshosh Kushtetutën me imponim dhe jo të ndryshosh rregullat e lojës kur loja ka filluar dhe jo a do të ketë zgjedhje më 30 qershor. Këto nuk negociohet”, u shpreh ai.