Kryetari i Kuvendit të ASH-së, Ziadin Sela, po bën gabim historik edhe kësaj radhe po i ikë bashkimit me opozitën krejt për arsye banale. Në konferencën për media që kishte thirrur vet ai personalisht, duke akuzuar individin në parti nga cilësia e individit u përgjigj në mënyrë më banale të mundshme, kur mori pyetjen se pse nuk është pro bashkimit me opozitën përderisa është krijuar sinergjia e fitores. Ai tha që nuk bashkohet pasi u paska tradhtuar nga Alternativa, pasi Mexhiti ka dalë nga BDI a që harroi se është në koalicion qeveritar po me këtë BDI, pastaj përmendi edhe Tetovën që u paska ndjerë i tradhtuar. Arsyetime të njëjta kishte edhe në zgjedhjet e vitit 2016 kur pritej bashkimi me Lëvizjen Besa, aso kohe Sela arsyetohej nuk po bashkohem me këta sepse më quajnë pijanec dhe kanë financim të dyshimtë. Por, tani disa vite më vonë po kuptohet që gjithë këto arsyetime paskan qenë vetëm fjalë boshe pasi ky i fundit nuk paska dashur bashkimin asnjëherë,shkruan Zhurnal.
Sela kundër bashkimit me opozitën shqiptare –
Ziadin Sela dikur opozitar i zjarrtë tani është shndërruar në kundërshtarin më të madh të bashkimit të opozitës shqiptare, e kjo krejt për arsye të pashpjegueshme, e kur thuhet janë totalisht të pakuptueshme.
Ai në konferencë për media sqaroi arsyet e tij pse nuk e dëshiron bashkimin me opozitën shqiptare, LEN.
“Nuk mund të bashkohet me ata që na tradhtuan pas marrëveshjes për koalicionim, nuk mund të bashkohemi me partinë që ka dalë prej BDI-së, dhe nuk mund të ketë sinergji të mirë me ata që na tradhtuan në Tetovë”, tha mes tjerash Sela.
Nga kjo deklaratë e tij kuptohet vetëm një gjë që është kategorikisht i vendosur që nuk dëshiron bashkimin e opozitës shqiptare. Duke marrë parasysh edhe përvojën e tij politike është plotësisht i vëmendshëm që ky veprim ujin e dërgon në mulli tjetër.
Të shkojë ASH e vetme në zgjedhje është vetvrasje politike për këtë parti, e këtë më mirë se askush tjetër e dinë Sela dhe Lloga duke kujtuar edhe rezultatin katastrofal në Tetovë që kishin arrit t’i sigurojnë vetëm 800 vota.
Nga ana tjetër inatet e Seles nuk kanë të bëjnë vetëm me të kaluarën e tij të hidhur me tre partitë që tashmë janë bashkuar në LEN, Lëvizja Besa, Lëvizja Demokratike dhe Alternative, por kuptohet që është më tepër përmbushje e kërkesës së BDI-së që opozita shqiptare të vazhdon të jetë e pabashkuar.
Sela nuk u bashkua as në vitin 2016 me boshtin opozitar –
Vitit 2016 ishte viti kur partitë në pushtet pësuan dridhje tektonike nga afera e përgjimeve, u pati krijuar atmosferë revolucioni dhe ndryshimi rrënjësor në qeverisje. Qytetarët ishin të vendosur dhe të vetëdijshëm për fuqinë e tyre në dorë, ditën e votimit. Ata kishin ndarë mendjen të dënonin partitë që dëmtuan ndër vite dhe të shpërblenin partitë tek të cilat shihnin një pikë shprese.
Atëbotë, Ziadin Sela, e kishte stafetën e opozitarit të vërtetë me çka me automatizëm shndërrohej edhe në shpëtimtarin e vërtetë, të paktën kështu dukej në fotografinë e madhe dhe nga dritarja e qytetarit të pashpresë, të papunë, e të dëshpëruar.
Çfarë pritej e kërkohej atëherë? Asgjë më shumë se sa tani. Bashkimin e opozitës shqiptare për t’i bërë ballë BDI-së, partisë që ishte dy dekada në pushtet. Por, ky bashkim nuk ndodhi atëkohë për arsye krejtësisht banale por që nuk u dihej prapaskena apo burimi.
Sela akuzonte Besën për financim të dyshimtë dhe nga secili qytetet me pasion tregonte unë dëshirova të bashkohemi por ata po më quajnë pijanec. Pra, me këtë narrativ dhe fjalor Sela arsyetonte para votuesve të tij mos bashkimin e ASH-së atëkohë me Lëvizjen Besa.
E që tani kur po kundërshton fuqishëm bashkimin ASH-së me opozitën shqiptare është më lehtë e kuptueshme pse nuk ndodhur atëkohë bashkimi. Tashmë frenat e ASH-së janë në duar të Taravarit dhe Sela nga anash e ka më të vështirë të realizojë agjendat e partive tjera apo të dërgoj ujin në mullirin e BDI-së.
Mos bashkimi i shqiptarëve ka ndikuar që vitin 2016 afër 70 mijë vota të kalojnë në kampin maqedonas gjegjësisht në LSDM, pra vakumin e mos bashkimit e plotësojnë edhe partitë maqedonase. Dhe, tani në zgjedhjet e 2024 shqiptarët duhet të jenë sa më shumë të bashkuar, sa më shumë të unifikuar në mënyrë që të jenë edhe të faktorizuara. /Zhurnal.mk