Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Jovan Mitrovski nënshkroi vendimin për shpalljen e zgjedhjeve presidenciale dhe zgjedhjeve parlamentare.
Sipas tij, raundi i parë i zgjedhjeve të shtata presidenciale do të mbahet më 24 prill 2024.
Ndërsa raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale do të mbahet në ditën e njejtë të zgjedhjeve parlamentare gjegjësisht më 8 maj.
Afatet për zbatimin e aktiviteteve zgjedhore nisin të rrjedhin nga dita e shpalljes së vendimit për zgjedhjet në Gazetën zyrtare.
“Besoj se për periudhën paraprake parazgjedhore të gjitha institucionet përgjegjëse dhe palët e involvuara do të japin kontributin e tyre zgjedhje të lira dhe demokratike siç e meriton një vend demokratik anëtar i NATO’s dhe që synon rrugën si një vend anëtar i plotë i BE-së”, deklaroi Mitrevski.
Sipas tij, vendi ka treguar se ka kapacitet për të organizuar zgjedhje të lira në përputhje me vlerat dhe parimet evropiane.