Ministri i Shtetit për Europën i Gjermanisë, Michael Roth reagon serish ne mbeshtetje te celjes e negociatave te Shqiperise me BE-ne, per te cilen vetem pak dite me pare Komisioni Evropian i dergoi Keshillit rekomandimin pozitive pa kushte.
Në një mesazh në rrjetin social “Twitter” Roth shkruan se për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë ne duhet të mbeshtetemi në fakte dhe në ndershmëri.
“Për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë ne duhet të mbeshtetemi në fakte dhe në ndershmëri. BE dhe Gjermania kanë shumë për të humbur”- shkruan ai.
Postimin e bere nga ministri i Shtetit për Europën i Gjermanisë, Michael Roth në rrjetin social, e ka postuar ne faqen e tij ne “Facebook” edhe kryeministri Edi Rama.