Në Durrës u çel dje (dt. 21.02.2024) zyrtarisht Konsullata e Republikës së Sllovenisë, kryesuar nga Konsulli i Nderit, Genci Likoskëndaj.
Në ceremoni morrën pjesë përfaqësues nga trupi diplomatik, autoritetet lokale, fusha e biznesit, media, artistë e shumë të ftuar të tjerë.
Në fjalën e hapjes së mbajtur me këtë rast, Ambasadori i Sllovenisë në Shqipëri, z. Peter Japelj vuri në dukje se Konsullata në Durrës përfaqëson një kapitull të ri në marrëdhëniet mes dy vendeve.
˝Nuk kam asnjë dyshim se puna e konsullit dhe e konsullatës do të kontribuojë në thellimin e marrëdhënieve tashmë të shkëlqyera dhe miqësore mes Sllovenisë dhe Shqipërisë˝, theksoi Ambasadori Japelj.
Konsulli i Nderit të Sllovenisë në Shqipëri, z. Genci Likoskëndaj, gjatë fjalës së mirëseardhjes, shprehu kënaqësinë e tij për hapjen e Konsullatës së Nderit në qytetin e Durrësit.
˝Konsullata e Nderit përfaqëson një hap përpara në drejtim të forcimit të bashkëpunimit mes Sllovenisë dhe Shqipërisë˝, tha z. Likoskëndaj.
I pranishëm në këtë ceremoni ishte edhe nënkryetari i Bashkisë së Durrësit, z. Elio Jani, i cili çmoi hapjen e Konsullatës së Nderit të Sllovenisë dhe e konsideroi atë si vlerë të qytetit, në shërbim të rritjes së mëtejshme të turizmit në qytetin bregdetar.
Konsullata e Nderit do të shërbejë si urë lidhëse mes Shqipërisë dhe Sllovenisë dhe do t’i mbajë dyert e hapura çdo lloj mbështetjeje për shkëmbimet reciproke në të gjitha fushat, lehtësimin e tregtisë dhe rritjen e pratmeritetit ekonomik dhe kulturor mes dy vendeve.
/Argumentum.al