Ambasada e Kuvajtit në Shqipëri, organizoi dje në Tiranë një pritje zyrtare, me rastin 63-vjetorit të Ditës së Pavarësisë dhe 33-vjetorit të Ditës së Çlirimit të Shtetit të Kuvajtit.
Ambasadori i Kuvajtit në Shqipëri, H.E.Dr. Faisal S.Al Musaileem në përshëndetjen e mbajtur me këtë rast, shprehu në krye të herës solidaritetin e Shtetit të Kuvajtit me Palestinën për dëshmorët e rënë, duke theksuar se Kuvajti e dënon ashpër vazhdimin e këtij agresioni.
“Shteti i Kuvajtit nënvizon rëndësinë e ndalimit të menjëhershëm të kësaj lufte shkatërruese, ndërkohë thekson rëndësinë e sigurimit të kalimit pa pengesë të ndihmave humanitare, në zbatim të së Drejtës Ndërkombëtare, për shtetasit e plagosur dhe të lënduar palestinezë”, tha Ambasadori i Kuvajtit Z. Faisal S.Al Musaileem.
Ambasadori gjithashtu theksoi se Politika e jashtme e Shtetit të Kuvajtit dhe parimet e saj kanë buruar dhe vazhdojnë të burojnë nga besimi i plotë dhe i vazhdueshëm në mbështetje të diplomacisë parandaluese, zgjidhjen e mosmarrëveshjeve dhe konflikteve me mjete paqësore dhe nëpërmjet tryezës së dialogut, si dhe duke kontribuar në zgjidhjen e çështjeve humanitare, që prekin paqen dhe sigurinë ndërkombëtare
Ambasadori u shpreh se kjo festë kombëtare ka një rëndësi të madhe për Kuvajtin i cili në vazhdimësi në fushën e punës zhvillimore, ka mundur të vendose një shenjë të spikatur dhe të nderuar të Shtetit të Kuvajtit. “Vendi ynë, si dhe qytetarët e tij, përmes shoqatave dhe institucioneve bamirëse, përpiqen t’i ofrojnë ndihmë çdokujt që ka nevojë, kudo në botë, pa dallim feje, kombi, gjinie apo ngjyre”, theksoi Ambasadori.
Në Republikën mike të Shqipërisë, shoqatat dhe institucionet bamirëse kuvajtiane, të financuara nga Shteti i Kuvajtit, kanë arritur të lënë gjurmë të spikatura në fushën e aktiviteteve bamirëse, duke shprehur qartazi qëndrimin zyrtar të udhëheqjes, qeverisë dhe popullit të Kuvajtit.
Ambasadori H.E.Dr. Faisal S.Al Musaileem vlerësoi marrëdhëniet ndërmjet Kuvajtit dhe Shqipërisë, duke nënvizuar se përgjatë viteve të fundit, kanë qënë të qëndrueshme, të forta dhe në konsolidim të vazhdueshëm.
“Kjo përbën një hop kuantik në bashkëpunimin dypalësh, që nga vendosja e gurit të themelit në vitin 1968, me vendosjen e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet dy vendeve tona mike. Gjithashtu vjen në përmbushje të përpjekjeve të pandërprera për zhvillimin dhe konsolidimin e marrëdhënieve dypaleshë, si dhe vendosjen e tyre në një fazë të re bashkëpunimi të frytshëm e konstruktiv, në përputhje me aspiratat e lidershipit të dy vendeve dhe popujve tanë miq”, theksoi Ai.
Ceremonia vijoi me prerjen e tortës të përgatitur me këtë rast, nga Presidenti i Republikës Bajram Begaj dhe ambasadori i Kuvajtit në Shqipëri.
Fjala e plotë e Ambasadorit të Kuvajtit;
***
Në emër të Allahut Mëshiruesit, Mëshirbërësit!
I nderuar Shkëlqesia Juaj Z. BAJRAM BEGAJ, President i Republikës së Shqipërisë.
Të nderuar ministra dhe deputetë të Parlamentit.
Të nderuar Shkëlqesi Ambasadorë, përfaqësues të Trupit Diplomatik dhe Organizatave Ndërkombëtare të akredituara në Republikën e Shqipërisë.
Të nderuar zonja dhe zotërinj të pranishëm.
Paqja dhe bekimi i Zotit qoftë mbi ju!
Fillimisht, kam kënaqësinë t’ju shpreh falënderimet dhe mirënjohjen e thellë që pranuat ftesën tonë për të marrë pjesë në pritjen organizuar me rastin e 63-vjetorit të Ditës së Pavarësisë dhe 33-vjetorit të Ditës së Çlirimit të Shtetit të Kuvajtit.
Me këtë rast, kam kënaqësinë t’ju përcjell përshëndetjet më të ngrohta dhe të sinqerta të Lartësisë së Tij, Emirit të Shtetit të Kuvajtit Sheikh Mishal Al-Ahmad Al-Jaber Al-Sabah, si dhe të qeverisë dhe të popullit të Kuvajtit.
Të nderuar të pranishëm,
Duke marrë shkas nga vuajtjet me të cilat po përballet populli palestinez si pasojë e agresionit të vazhdueshëm dhe flagrant të forcave pushtuese izraelite ndaj Rripit të Gazës, Shteti i Kuvajtit dënon dhe denoncon sërish ashpër vazhdimin e këtij agresioni.
Shteti i Kuvajtit nënvizon rëndësinë e ndalimit të menjëhershëm të kësaj lufte shkatërruese, ndërkohë thekson rëndësinë e sigurimit të kalimit pa pengesë të ndihmave humanitare, në zbatim të së Drejtës Ndërkombëtare, për shtetasit e plagosur dhe të lënduar palestinezë.
I shprehim popullit vëlla palestinez ngushëllimet dhe solidaritetin tonë të sinqertë për dëshmorët e rënë, njëkohësisht të plagosurve i’u urojmë shërim sa më të shpejtë.
Të nderuar të pranishëm,
Marrëdhëniet ndërmjet Kuvajtit dhe Shqipërisë, përgjatë viteve të fundit, kanë qënë të qëndrueshme, të forta dhe në konsolidim të vazhdueshëm. Kjo përbën një hop kuantik në bashkëpunimin dypalësh, që nga vendosja e gurit të themelit në vitin 1968, me vendosjen e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet dy vendeve tona mike. Gjithashtu vjen në përmbushje të përpjekjeve të pandërprera për zhvillimin dhe konsolidimin e marrëdhënieve dypaleshë, si dhe vendosjen e tyre në një fazë të re bashkëpunimi të frytshëm e konstruktiv, në përputhje me aspiratat e lidershipit të dy vendeve dhe popujve tanë miq.
Të nderuar të pranishëm,
Politika e jashtme e Shtetit të Kuvajtit dhe parimet e saj kanë buruar dhe vazhdojnë të burojnë nga besimi i plotë dhe i vazhdueshëm në mbështetje të diplomacisë parandaluese, zgjidhjen e mosmarrëveshjeve dhe konflikteve me mjete paqësore dhe nëpërmjet tryezës së dialogut, si dhe duke kontribuar në zgjidhjen e çështjeve humanitare, që prekin paqen dhe sigurinë ndërkombëtare.
Nga ky këndvështrim, Shteti i Kuvajtit ka vendosur si prioritet ndjekjen e zbatimit të rezolutave të Këshillit të Sigurimit për zgjidhjen e konflikteve, si dhe të kontribuojë në arritjen e sigurisë dhe stabilitetit, në nivel rajonal dhe global.
Të nderuar të pranishëm,
Kjo festë e jona kombëtare ka një rëndësi të madhe për vendin tonë të shtrenjtë dhe, në vazhdimësi të përpjekjeve të Kuvajtit në fushën e punës zhvillimore, ne kemi mundur të vendosim një shenjë të spikatur dhe të nderuar të Shtetit të Kuvajtit në këtë fushë.
Si dhe ka shprehur gjithashtu, qëndrimin zyrtar të Shtetit të Kuvajtit, ku vendi ynë, si dhe qytetarët e tij, përmes shoqatave dhe institucioneve bamirëse, përpiqen t’i ofrojnë ndihmë çdokujt që ka nevojë, kudo në botë, pa dallim feje, kombi, gjinie apo ngjyre. Këto ndihma synojnë të sigurojnë nevojat bazë si ushqime, shërbime shëndetësore dhe arsimore për komunitetet ne nevoje dhe të prekurit nga fatkeqësitë, katastrofat, luftërat, uritë, duke i strehuar dhe ndihmuar ata të përshtaten me kushtet dhe situatat, përmes ngritjeve të projekteve të ndryshme arsimore dhe trajnuese.
Këto ndihma synojnë gjithashtu në zhvillimin dhe shfrytëzimin e energjive njerëzore në luftën kundër analfabetizmit, për t’i hapur rrugë, në këtë mënyrë, progresit, krijimit të projekte zhvillimore- produktive në shoqëritë e varfra. Si dhe t’iu mundësojë atyre të investojnë burimet e tyre njerëzore dhe financiare, t’i ofrojnë mundësi punësimi, për të punuar e jetuar me dinjitet, mbështetur në forcat e veta.
Në Republikën mike të Shqipërisë, shoqatat dhe institucionet bamirëse kuvajtiane, të financuara nga Shteti i Kuvajtit, kanë arritur të lënë gjurmë të spikatura në fushën e aktiviteteve bamirëse, duke shprehur qartazi qëndrimin zyrtar të udhëheqjes, qeverisë dhe popullit të Kuvajtit.
Ndërsa, lidhur me Fondin e Kuvajtit për Zhvillim Ekonomik, do të doja t’i referohesha këtu projekteve të shumta zhvillimore të financuara nga ky fond në fushën e infrastrukturës, të cilat janë ndërtuar sipas standardeve ndërkombëtare.
Fondit të Kuvajtit për Zhvillim Ekonomik Arab ka investuar ne Shqiperi në:
- By Passi i Durrësit, dhe kryqezimi i Vlores përgjatë rrugës Durrës-Vlorë.
- Rruga Nacionale Elbasan – Qafë Thanë
- Rehabilitimi i rruges se Lumit Vlorës,
si dhe nje serë projektesh të tjera.
Të nderuar të pranishëm,
Shteti i Kuvajtit dhe Republika e Shqipërisë synojnë gjithmonë të forcojnë dhe zhvillojnë marrëdhëniet e tyre dypalëshe në horizonte të mëtejshme dhe në të gjitha fushat.
Së fundmi,
Më lejoni të falënderoj edhe njëherë të gjithë të pranishmit që morën pjesë në festën tonë kombëtare, si dhe të gjithë ata të cilët kontribuan në suksesin e kësaj feste të veçantë, e cila është dëshmia më e mirë për përcjelljen e mesazhit të vëllazërisë dhe miqësisë midis Shtetit të Kuvajtit dhe Republikës së Shqipërisë.
Ju faleminderit,
Paqja dhe bekimi i Zotit qoftë mbi ju!