Presidenti i Republikës së Shqipërisë Bajram Begaj pret nesër një delegacion të gjerë arbëreshësh nga Italia, të cilët do të zhvillojnë një vizitë treditore në Shqipëri, me rastin e kremtimit të 580-vjetorit të Besëlidhjes së Lezhës.
Në delegacion marrin pjesë drejtues të krahinave dhe komunave arbëreshe, aktivistë, gazetarë dhe përfaqësues të shoqatave që i shërbejnë dhe kontribuojnë për këtë komunitet dhe forcimin e lidhjeve me Shqipërinë. Pritja e arbëreshëve zhvillohet në Institucionin e Presidencës më datën 2 mars, në orën 07:30.
Më pas Presidenti i Republikës bashkë me delegacionin arbëresh nisen për në Lezhë.
Kremtimi i 580-vjetorit të Besëlidhjes së Lezhës, nis në orën 10:30 me ceremoninë e ngritjes së Flamurit tek Obelisku i Besëlidhjes së Lezhës dhe vijon me vizitën në Panairin e Trashëgimisë Kulturore.
Ceremonia zyrtare do të mbahet në Pallatin e Kulturës Lezhë, ku Presidenti Begaj do të mbajë një fjalë për të pranishmit.
/Argumentum.al