Pjesëmarrja ka tejkaluar 65 për qind në zgjedhjet presidenciale të Rusisë, derisa sot votimi hyri në ditën e fundit.
Tre ditë votimi për të zgjedhur udhëheqësin e vendit filloi të premten, me presidentin Vladimir Putin që kërkon një mandat të pestë në detyrë.
Tre kandidatët e tjerë janë Vladislav Davankov i Partisë së Popullit të Ri, Leonid Slutsky i Partisë Liberal-Demokrate të Rusisë dhe Nikolai Kharitonov i Partisë Komuniste.
Pjesëmarrja mbarëkombëtare e votuesve në zgjedhjet presidenciale ruse ishte 65.05% që nga ora 12:50. Sipas azhurnimit të drejtpërdrejtë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve Ruse, të dielën me orën e Moskës (9:50 paradite GMT – TASS).
“[Pjesëmarrja e votuesve] ndërsa zgjedhjet po vazhdojnë: 65,05%”, thuhet në të dhënat në tabelën informative të organit zgjedhor.
Megjithatë, të dhënat përjashtojnë numrin e votuesve online.
Qendra e votimit në Rusi janë planifikuar të mbyllen sonte në orën 20:00 sipas kohës lokale, me rezultatet e para që priten pas orës 21:00.