Pas pesë muajsh kaos, Kuvendi i Shqipërisë iu rikthye ditën e sotme në seancë plenare normalitetit, pas marrëveshjes së arritur mes Partisë Socialiste dhe Rithemelimit, në tryezën e Konferencës së Kryetarëve.
Deputetët e opozitës pranuan të heqin dorë nga skenari i bllokimit me garancinë e mazhorancës për ngritjen e dy komisioneve hetimore që kërkojnë shumicë të cilësuar.
Sot mbaron edhe afati i komisionit të Reformës Zgjedhore./ata