Këngëtari i mirënjohur Dren Abazi vjen me një sipërmarrje të re. Po! Është art, por edhe biznes, është pikërisht brandi i veshjeve me emrin e tij Dren Abazi. Me një stil krejt të veçantë, ekstravagant dhe të guximshëm, por edhe detaje që nuk i keni hasur më parë.
Ky brand i ri, ndërthur tingujt e artit të Dren Abazit dhe përvojën mbi 30 vjeçare të kompanisë së prodhimit të veshjeve SAM Albania.
Dren Abazi Brand sjell stil dhe identitet, duke ju bërë të dalloni në festë apo event. Ngjyra, design, dinamikë dhe tinguj vijnë të paketuar me veshjen e porositur. Tinguj, madje edhe këngë të plota. Mjafton të skanoni kodin në paketimin e veshjes, apo në vetë veshjen tuaj dhe do të mund të dëgjoni një nga këngët e Drenit, ndërsa vishni këmishën apo veshjen e blerë.
Një sipërmarrje e fokusuar shumë tek përvoja e konsumatorit po bën gjithçka që ju të mos blini vetëm një këmishë apo një shall, por të shijoni të gjithë procesin e rrugëtimit për një veshje, që nga koha e porositjes, format më të thjeshta të pagesave, deri tek mbërritja e pakos në shtëpi.
Ju duhet të përzgjidhni modelin dhe design për veshjen e dëshiruar, të cilat i gjeni në katalogun e drenabazibrand.com. Për çdo gjë tjetër kujdeset ekipi që ka dizenjuar të gjithë sipërmarrjen e re, si dhe fabrika e prodhimit. Biznesi i ri është konceptuar dhe zhvilluar në bashkepunim me inxhinierët e SAM.
“Gjithë fillimi i brand-it erdhi pak pas festimit të 30 vjetorit të SAM dhe njohjes së re me Dren Abazin. Pas disa bisedash në lidhje me prodhimin tonë si SAM dhe idesë për të krijuar diçka për Drenin dhe fansat e tij, ideja u përpunua, së bashku me disa veshje dhe testime dhe brenda 1-2 muajsh ramë dakort për të krjuar një brand të plotë në bashkëpunim me Dren Abazin”, thonë zhvilluesit e brandit.
Një nga pikat thelbësore të brand-it është modeli i biznesit “made to order”. Pra, fabrika fillon prodhimin e produktit të porositur nga klienti vetëm në momentin që porosia është konfirmuar online dhe mënyra e pagesës është deklaruar. Kjo nënkupton që çdo veshje që është futur në linjën e prodhimit ka një klient. Arsyeja pse ky lloj modeli biznesi është i shëndetshëm, sidomos për një brand të ri, është sepse lejon për krijime të vazhdueshme, pa pasur nevojë për mbiprodhim. Për këtë arsye, prodhimi nuk kërkon investime afatgjata apo të mëdha. Këto vendime lejojnë për një ecuri të shëndetshme dhe të mundshme për brand-in.
Një sipërmarrje me fokus njerëzit planetin dhe përfitimin në thelb siguron mundësinë e qëndrueshmërisë së biznesit.
Dren Abazi Brand vjen me një koncept të qartë për këdo që e sheh dhe ka interes. Në krijimin dhe zhvillimin e brand-it ekipi ka parasysh dizenjot, mënyrën e prodhimit, opsionet e shpërndarjeve të porosive dhe marketingun, duke përfshirë në çdo pjesë kontekstin e brand-it, thelbi i së cilit është Dren Abazi.
Ndaj, paketimi multifunksional ka të përfshirë një nga titujt e këngëve të Dren Abazit, e shoqëruar me një QR code special, i cili kur skanohet e ri-drejton përdoruesin në këngën e përmendur në Spotify.
Stili I brandit, që nga dizenjimi deri tek paketimi, është i ndikuar direkt nga shijet dhe identiteti i Dren Abazit si artist, në skenë dhe jashtë saj. Per çdo produkt të ri në material dhe design, Dreni është testuesi i parë I produktit, I cili jep opinionin e tij.
Felice thotë, “si brand, ne duam të përcjellim një emocion tek klienti ynë, siç dhe Dren Abazi përcjell një emocion dhe atmosferë në çdo performancë dhe këngë të tijën. Prandaj mendoj se në vend që të kemi bërë një biznes të ri, ne në fakt kemi krijuar dhe zhvilluar një brand të plotë”
Ju mund të vizitoni këtu dyqanin online dhe të porosisni produktet e preferuara, ose të ndiqni brandin në Instagram.