Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka filluar takimet me krerët shtetërorë në kuadër të vizitës së tij dyditore në Maqedoninë e Veriut.>
Stoltenberg bashkë me ambasadorët e vendeve anëtare të NATO-s, respektivisht Këshillit Veriatlantik, arritën në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, ku u organizua pritje solemne për nder të tyre.
“Aleanca jonë kujdeset për sigurinë e njerëzve, por edhe për respektimin e vlerave tona – lirinë, demokracinë dhe sundimin e ligjit. Në vitin 1949, ministrat e jashtëm të dymbëdhjetë vendeve nënshkruan Marrëveshjen e Uashingtonit. Së shpejti, kur të përfundojë procesi i aderimit tuaj, me padurim do ta mirëpres Maqedoninë e Veriut si anëtare të tridhjetë në Aleancën tonë, ta shoh flamurin tuaj fluturuar në selinë tonë në Bruksel, si dhe në misionet dhe operacionet tona në të gjithë botën” – tha sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Stoltenberg.
Stoltenberg tha se të dyja vendet më këtë marrëveshje treguan se e pamundura mund të bëhet realitet dhe mosmarrëveshjet mes fqinjëve të marrin fund . “Kjo marrëveshje do të sjellë ditë më të mira për Maqedoninë e Veriut duke bërë më të sigurtë Aleancën dhe Maqedoninë e Veriut, tha mes të tjerave Shefi i NATO-s. Ai përgëzoi edhe kryeministrin për këtë marrëveshje historike dhe që bëri të mundur futjen e eMaqedonisë së Veriut në Aleancën Veri-atlantike.ntegrimi i Maqedonisë së Veriut në NATO do të jetë në fokus të mbledhjes së sotme të Këshillit veriatlantik me Komitetin e integrimit të vendit në Aleancë, që mbahet në Shkup.
“Së shpejti anëtarja e 30-të e NATO-s, Republika e Maqedonisë së Veriut sot këtu është mikprites i 29-të aleatëve”, porositi sot në fillim të mbledhjes sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, i cili kryeson me Këshillin.