Presidenti i Republikës Sh.T.Z Bajram Begaj, u bëri thirrje liderëve botërorë për një përgjigje të unifikuar ndaj sfidave globale dhe për bashkëpunim e dialog përballë konflikteve, sidomos në kontekstin e situatës së brishtë në rajon dhe luftës në Ukrainë.
Gjatë një interviste për “Euronews”, në Forumin Botëror të mbajtur në Baku, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, evidentoi shqetësimet dhe sfidat më të cilat po përballemi dhe paraqiti vizionin për kapërcimin e tyre.
Me Presidentin Begaj bisedoi gazetarja e Euronews, Jane Witherspoon.
Presidenti Begaj:
“Vërtet, jemi duke jetuar në kohëra të papreçedenta. Po ndodhin shumë gjëra. Ne përballemj me pasiguri politike, pabarazi ekonomike, ndryshime klimatike, sfidat shëndetësore dhe, sigurisht, probleme me arsimin. Po ashtu, përballemi me padrejtësi sociale. Megjithatë, sfidat me të cilat po përballëmi nuk mund të zgjidhen në mënyrë individuale apo rajonale. Ashtu siç kemi mësuar nga e kaluara, duhet të jemi të bashkuar në reagimin tonë.
(Me luftëra në shumë pjesë të botës, u zhvillua një dialog i rëndësishëm rreth konceptit të paqes.)
Presidenti Begaj: “Paqja është e paçmueshme. Ne mund të bëjmë çdo gjë për të rritur kapacitetet tona në mënyrë që të sigurojmë më shumë mbrojtje për kontinentin tonë. Sigurisht, unë vij nga një rajon “tejet i brishtë”. Situata e luftës në Ukrainë po i shtyn njerëzit atje të mendojnë më shumë për bashkëpunim dhe dialog. Ne kemi mbështetur çdo çështje që lidhet me vlerat humane, sepse me to duhet të bashkëjetojmë.”
Në një takim të rëndësishëm që mblodhi së bashku liderë botërorë, vendimmarrës dhe politikanë, Forumi i 11-të Global në Baku, Azerbajxhan, u shndërrua në qendër diskutimesh për çështjet madhore në nivel global. Në pritje të Presidentit të Azerbajxhanit Ilham Aliyev , forumi mblodhi më shumë se katër presidentë dhe kryeministra në detyrë dhe 40 të tjerë të mëparshëm, duke nxjerrë në pah rëndësinë e tij si një platformë për dialog ndërkombëtar.
Në mesin e zërave kryesorë në forum ishte Presidenti i Republikës së Shqipërisë Sh. T. Z. Bajram Begaj, i cili nënvizoi nevojën për një “reagim të unifikuar” përballë sfidave të ndryshme me të cilat bota po përballët sot. “Në të vërtetë, po jetojmë në kohë të papreçedenta,” tha Presidenti Begaj, duke theksuar krizat e ndryshme si paqëndrueshmëria politike, pabarazitë ekonomike, ndryshimet klimatike, sfidat në fushën e shëndetësisë, nevojat arsimore dhe padrejtësitë sociale. Ai theksoi se këto sfida globale kërkojnë reagim kolektiv, jo përpjekje të izoluara. “Sfidat me të cilat po përballëmi nuk mund të zgjidhen vetëm,” shtoi ai, duke bërë thirrje për një qasje të përbashkët për të naviguar nëpër kompleksitetet e botës së sotme.
Diskutimet në forum trajtuan me thellësi çështjen e paqes, veçanërisht në kontekstin e konflikteve globale që po vazhdojnë. Presidenti Begaj, duke e cilësuar rajonin nga i cili vjen si “tejet i brishtë,” foli me pasion për rëndësinë jetike të paqes. “Paqja është e paçmueshme. Mund të bëjmë çdo gjë për të rritur kapacitetet tona që të sigurojmë më shumë stabilitet në kontinentin tonë,” u shpreh ai. Lufta në vazhdim në Ukrainë u theksua si një shqetësim kritik, duke nxitur thirrje për një bashkëpunim dhe dialog të zgjeruar ndërmjet kombeve.
Gjithashtu, Presidenti Begaj reflektoi mbi implikacionet më të gjera të bisedimeve në forum, duke konfirmuar angazhimin e Shqipërisë për mbështetjen e nismave që përputhen me vlerat humane. “Kemi mbështetur çdo iniciativë që lidhet me vlerat humane, sepse me to duhet të bashkëjetojmë,” deklaroi ai. Kjo deklaratë është në harmoni me temën kryesore të forumit – nxitja e bashkëpunimit ndërkombëtar për adresimin e sfidave globale.
Forumi i 11-të Global në Baku, me diskutimet e tij të gjera dhe praninë e liderëve globalë, ka hapur rrugën për më shumë bashkëpunim ndërkombëtar. Thirrja e Presidentit Begaj për një reagim të unifikuar ndaj sfidave globale thekson rëndësinë e solidaritetit dhe përgjegjësisë së përbashkët në tejkalimin e sfidave me të cilat bota përballet sot.
/Argumentum.al