Ambasada amerikane në Tiranë me anë të një postimi në rrjetet sociale uron Shqipërinë në 15-vjetorin e anëtarësimit në NATO.
Ambasada amerikane shkruan se prej vitit 2009, zhvillimi i Shqipërisë në një partner dhe aleat të besueshëm ka qenë vërtet i jashtëzakonshëm.
“15 Vite së Bashku: Udhëtimi i Shqipërisë me NATO-n. Që nga anëtarësimi në NATO në 2009, zhvillimi i Shqipërisë në një partner dhe aleat të besueshëm ka qenë vërtet i jashtëzakonshëm. Sot Shqipëria ka siguri, stabilitet dhe qëndrueshmëri – sot Shqipëria ka NATO-n. Së bashku, ne qëndrojmë më të fortë. Edhe shumë vite të tjera si aleatë në NATO!”, thuhet në postimin e Ambasadës amerikane në Tiranë.
Ambasada sjell një videourim nga ambasadorja e SHBA në NATO, Julianne Smith.