Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhe zhvilloi një takim me ambasadorin e Azerbajxhanit në Shqipëri, Anar Huseynov.
Gjatë takimit Gonxhja dhe Huseynov diskutuan mbi thellimin e marrëdhënieve dypalëshe mes vendeve tona.
Ministri Gonxhe u shpreh se në fokus ishte ndërveprimi ekonomik, nxitja e investimeve dhe rritja e shkëmbimeve kulturore mes dy vendeve.
“Shprehëm angazhimin e përbashkët për organizimin në Baku të një aktiviteti me temë “Shqipëria në Azerbajxhan”, duke pasur në fokus prezantimin e kulturës e traditave shqiptare, në kryeqytetin e Azerbajxhanit”, theksoi Gonxhja.
Ministri Gonxhja bëri të ditur se “për qytetarët e dy vendeve brenda 1 muaji hiqet regjimi i vizave”.
Me Ambasadorin e Azerbajxhanit në Shqipëri, z. Anar Huseynov, diskutuam mbi thellimin e marrëdhënieve dypalëshe mes vendeve tona, me fokus ndërveprimin ekonomik, nxitjen e investimeve dhe rritjen e shkëmbimeve kulturore.