Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez ka thënë të mërkurën se njohja e një shteti palestinez është “në interesat gjeopolitike të Evropës”.
“Komuniteti ndërkombëtar nuk mund ta ndihmojë shtetin palestinez nëse ai nuk e njeh ekzistencën e tij,” u tha Sanchez ligjvënësve të mërkurën.
Kryeministri spanjoll paralajmëroi gjithashtu se “përgjigja disproporcionale” e Izraelit në luftën e Gazës me Hamasin rrezikon “destabilizimin e Lindjes së Mesme, dhe si pasojë, të gjithë botës”.
Sanchez e kishte ngritur tashmë temën e shtetësisë gjatë një vizite javën e kaluar në Jordani, Arabinë Saudite dhe Katar, kur ai tregoi se Spanja mund ta njohë Palestinën si një komb deri në fund të qershorit.
Spanja, Irlanda, Malta dhe Sllovenia njoftuan muajin e kaluar se do të punojnë së bashku drejt njohjes së një shteti palestinez.
/Argumentum.al