Një sulmues që goditi me thikë për vdekje gjashtë persona në një qendër tregtare në Sidnej, u qëllua për vdekje nga policia në periferi të plazhit të Bondi të shtunën, tha policia, ndërsa qindra u larguan nga vendi i ngjarjes.
Sulmuesi u qëllua nga një oficer policie pasi ai sulmoi blerësit në qendrën tregtare Westfield Bondi Junction, thuhet në një deklaratë të policisë.
Pesë nga gjashtë viktimat e vrarë ishin gra, ndërsa tetë persona, përfshirë një foshnjë nëntë muajshe, u dërguan në spital me plagë me thikë, tha në një konferencë shtypi Komisionerja e Policisë së Uellsit të Ri Jugor, Karen Webb.
Policia në këtë fazë nuk beson se sulmi ishte i lidhur me terrorizmin, tha Webb.
Kryeministri Anthony Albanese tha se nuk kishte ende asnjë indikacion për motivin e burrit.
“Ky ishte një akt i tmerrshëm dhune, duke synuar pa dallim njerëz të pafajshëm që shkonin një të shtunë të zakonshme duke bërë pazaret e tyre,” tha ai në një konferencë për shtyp.
“Sonte mendimet e para të të gjithë australianëve janë me viktimat e këtyre akteve të tmerrshme”.
Australia, një vend me rreth 26 milionë banorë, ka disa nga ligjet më të ashpra në botë për armët dhe thikat, dhe sulmet si ai i së shtunës janë të rralla.
/Argumentum.al