Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ka vizituar banorët e prekur nga tërmeti në Korçë. Xhaçka u ka kërkuar banorëve tëkenë durim pasi të gjitha shtëpitë e tyre do të rindërtohen.
Ministrja Xhaça theksoi se do të dëmshpërblehet çdo banor i prekur nga tërmetet. Më tej, Olta Xhaçka nënvizoi se strukturat e vullnetarëve shtetërore i janë bashkuar MM-së në këtë aksion.
“Do ju ndihmojmë të rimëkëmbim çdo gjë që keni humbur. Këto janë ditë të vështira, por ne do bëjmë maksimumin. Në mënyrë sa më të shpejtë do përpiqemi t’ju dëmshpërblejmë. Të gjithë shtëpitë do të rregullohen. Bëni vetëm pak durim, sepse këto janë ditë të vështira”, u shpreh Xhaçka.