Për të gjithë lexuesit dhe miqtë e librit, ju ftojmë të lexoni librin, “Negociatat – sfida e fundit e integrimit“ e diplomatit dhe publicistit, Dr. Jorgji Kote.
“Negociatat – Sfida e fundit e integrimit” vjen në kohën e duhur si dëshmi e përpjekjeve të Shqipërisë për Europën, e progresit të arritur, mësimeve të nxjerra, projekteve të ndërhyrjeve rutinë dhe reformave të tjera që duhen zbatuar për çeljen dhe zhvillimin e negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Europian
Siç përmendet dhe në Parathënien e tij, shkruar nga Prof. Dr. Ksenofon Krisafi, Dekan i Fakultetit të Drejtësisë dhe Shkencave Humane “ky libër i kushtohet idealizmit, punës dhe përkushtimit të një numri të madh ekspertësh, të cilët prej shumë vitesh punojnë pa kursyer me dijet, mençurinë, vendosmërinë dhe energjitë e tyre për të realizuar një endërr, e cila vjen nga shekuj historie.

Librin ”Negociatat – sfida e fundit e integrimit“”, mund ta gjeni pranë Librarisë ADRION dhe te Libri UNIVERSITAR. Mesazhet dhe vlerat e këtij botimi janë një guide për studentë dhe ekspertë të marrëdhënieve ndërkombëtare, diplomacinë tonë dhe strukturat e tjera të përfshira në procesin e negociatave me BE-në.
/Argumentum.al