Kryeminsitri, Edi Rama me anë të një postimi në rrjetet sociale, ka njoftuar për turin që do të bëjë në disa qytete të Evropës, për t’u takuar me shqiptarët e Diasporës.
Ky tur do të bëhet në kuadër të Rienergjizimit të Diasporës për Shqipërinë 2030 dhe do të zhvillohet në muajt maj-qershor.
Mësohet se takimet do të zhvillohen në Athinë, Milano, Londër dhe Mynih.
Kujtojmë që kohet e fundit, shqiptarët në Mynih u ngritën në protestë para konsullatës ku kërkonin që t’i mundësohej vota për zgjedhjet e ardhshme.
Po ashtu edhe në Itali, shoqata të ndryshme të shqiptarëve, kërkojnë që t’i mundësohet vota.
“Së shpejti”- shkruan Rama në “facebook”, shoqëruar me banerin “Krenarë për Shqipërinë