Presidenti i Republikës Srpska Milorad Dodik theksoi se njoftimi i kryeministrit malazez Milojko Spajiq se do të mbështesë rezolutën për Srebrenicën është moralisht, politikisht dhe historikisht katastrofike.
“Nëse nuk do ta merrnin parasysh stigmën që kjo rezolutë i imponon gjithë popullit serb, ata së paku mund ta pyesnin veten se si do të ndiheshin afër 40 për qind e qytetarëve malazezë që e identifikojnë veten si serbë”, tha Dodik në platformën X.
Ai vlerësoi se Millo Gjukanoviq u mund në zgjedhje, por fatkeqësisht fitoi politika, e cila si rregull është në dëm të serbëve në Mal të Zi.
Këtë sonte e ka konfirmuar edhe kryeministri Spajiq”, tha Dodik.
Kryeministri i Malit të Zi njoftoi se vendi i tij do të mbështesë rezolutën për Srebrenicën para Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, por shtoi se ai nuk do të jetë bashkësponsor i saj.
Votimi për rezolutën për Srebenicën në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së ishte planifikuar për 2 maj, por u shty. Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të diskutojë sot situatën në BiH në një seancë të thirrur me kërkesë të Rusisë.
/Argumentum.al