Pekini zyrtar ka reaguar pas deklaratës së Sekretarit amerikan të Shtetit, Mike Pompeo.
Ministria e Jashtme e Pekinit kundërshtoi plotësisht komentet për masakrën në sheshin “Tainanmen”. Zëdhënësi, Geng Shuang, tha se Pompeo sulmoi në mënyrë dashakeqëse sistemin politik të Kinës.
“Kushdo që sulmon Kinën me pretekst demokracinë dhe të drejtat e njeriut dhe për ndërhyrje në punët e brendshme të shteteve të tjera është i destinuar në kazanin e mbeturinave të historisë”, shtoi më tej Shuang.
Pekini kërkoi ndër të tjera që Uashingtoni të tregohet më i kujdesshëm në deklarata.