Ndërron jetë pas një sëmundje të shpejtë 89 vjeçari Lennart Johansson, një nga figurat më të rëndësishme të institucioneve evropiane të futbollit.
Suedezi, që ka drejtuar UEFA-n për 17 vjet nga viti 1990 deri në 2007, do të mbahet mend për krijimin e formulës së Champions League që zëvendësoi Kupën e Kampioneve të dikurshme., duke shtuar në mënyrë të dukshme paratë në arkat e klubeve pjesëmarrëse.
“Futbolli do t’i jetë gjithmonë mirënjohës atij për çka ka bërë për këtë sport të mrekullueshëm”, u shpreh presidenti i UEFAS Aleksander Ceferin.
Johannsson shqyhej edhe për një armiqësi të gjatë me ish kreun e FIFA-s, zviceranin Sepp Blatter, ndaj të cilit humbi zgjedhjet për kreun e organizmit botëror të futbollit në 1998.