Besimtarët ortodoksë po kremtojnë festën e Pashkës, ndër festat më të rëndësishme të këtij besimi që simbolizon triumfin e jetës ndaj të keqes, vdekjes.
Me lutjet për paqe dhe mirësi, besimtarët ortodoksë ndoqën këtë mesnatë meshēn në Katedralen Ortodokse “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë.
“Krishti u ngjall, vërtet u ngjall!”, ishte ky refreni i të gjithë besimtarëve ortodoksē ndērsa pas meshës ata kanë ndezur edhe qirinj që simbolizon dritën e shpresës për të çuar në shtëpitë e tyre mirësi dhe begati.
Krerë të shtetit dhe politikës si çdo vit uruan besimtarët ortodoksë për festën e Pashkës. Urimet vijnë nga kryeministri Rama, Presidenti Begaj, kryeparlamentarja Lindita Nikolla e nga Meta e Basha nga radhët e opozitës.
Krerë të shtetit dhe politikës si çdo vit uruan besimtarët ortodoksë për festën e Pashkës. Kryeministri Edi Rama e nisi mëngjesin me një postim për pashkët “Mirëmëngjesi Gëzuar Pashkët Ortodokse”, shkruan ai.
Presidenti Bajram Begaj shkruan se kjo festë na fton të jemi shpresëplotë për jetën dhe të mbështesim njëri-tjetrin, ndërsa një urim nuk mungoi as kryeparlamentarja Lindita Nikolla.
“Gëzuar Pashkën, ditën e besimit dhe të shpresës për të gjithë besimtarët ortodoksë shqiptarë! Kjo festë e shenjtë përbashkon sot kudo te gjithë besimtaret ortodoksë”, shkruan Begaj.
Rrugëtimi i Krishtit është më i larti shembull i përkushtimit. Në natën e acartë të dimrit, Jezusi lindi për të gjithë ne. Në botën e trazuar ku jetoi, u shërbeu me përdëllim të gjithëve. Nga vuajtjet e shkaktuara prej zemërimit, urrejtjes dhe lëndimeve, u kryqëzua për të gjithë ne”, shkruan Nikolla.
Nga radhët e opozitës urimet për më shuma paqe e begati erdhën nga kryedemokrati Lulzim Basha dhe Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta.
Besimtarët kremtuan Pashkën, ndërsa morën pjesë në meshën e shenjtë të ngjalljes së Krishtit në Kishat dhe Katedralet në gjithë vendin.
/Argumentum.al