Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev ka thënë se anëtarësimi i Maqedonisë në NATO nuk mund të jetë burim rreziku për askënd. Sipas tij, kjo do të kontribuojë për rritjen e sigurisë së rajonit.
“Është gabim të mendohet se siguria e një vendi sigurohet në llogari të një vendi tjetër. Kjo formulë çon në jostabilitet dhe mosbesim dhe krijon rreziqe.
Anëtarësimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor në NATO, që Bullgaria e mbështet, ulë potencialin për konflikt në rajonin tonë të ngjeshur.
Është e nevojshme të ulen tensionet mes NATO-s dhe Rusisë dhe të vendoset dialog i plotë në lidhje me çështjet e sigurisë”, ka deklaruar presidenti bullgar.