Kryetari i Shoqatës Tirana, Arben Tafaj i ka bërë thirrje klasës politike që të mos thellojnë edhe më tej krizën politike. Në një deklarata, Tafaj sjellja e palëve politike është një rrezik për një konflikt civil.
Në rrethanat kur dialogu nuk funksionon, kur ka një parlament pa integritet dhe pa gjykata në detyrë, u bëjmë thirrje të gjitha palëve që ti japin fund politikave intransigjente që thellojnë krizën dhe përshpejtojnë procesin e degradimit tërësor të sistemit politik, ekonomik e shoqëror te vendit duke kërcënuar kësisoj fatet e popullit shqiptar. Bindja e palëve politike se çdo veprim i tyre është legjitim nuk prodhon asgjë tjetër veçse një rritje te rrezikut për një konflikt civil të pashmangshëm.