Ambasadori Michel Tarran është Kryetar i ri i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri.
Tarran është një diplomat francez me shumë përvojë.
“Jam jashtëzakonisht i lumtur, si profesionalisht edhe personalisht, të kthehem në Shqipëri si Kryetar i Prezencës së OSBE-së, një organizatë që ka kontribuar kaq shumë për zhvillimin e këtij vendi të bukur. Pres me padurim të punoj me ekipin tim të mrekullueshëm dhe krah për krah partnerëve shqiptarë”, tha ambasadori Tarran.
Ambasadori Michel Tarran, diplomat karriere francez, mori detyrën si Kryetar i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri më 14 maj 2024.
Më parë, ai ka shërbyer si ambasador i Francës në Taxhikistan (2020-2023); i deleguar për Marrëdhëniet me Shoqërinë Civile dhe Partneritetet në Ministrinë franceze për Evropën dhe Punët e Jashtme (2016-2020); dhe këshilltar diplomatik i Presidentit të rajonit Provence-Alpes-Côte d’Azur (2013-2015). Ndër pozicionet e tjera që ka mbajtur futen: zëvendësambasador në ambasadën e Francës në Tunizi (2009-2013); zëvendësambasador në ambasadën e Francës në Letoni (2005-2009); zëvendëszëdhënës në Ministrinë franceze për Evropën dhe Punët e Jashtme (2002-2005); këshilltar politik i Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, UNMIK (2001-2002); dhe drejtues në detyrë e më pas zëvendësdrejtues i Zyrës franceze të Ndërlidhjes në Kosovë (1999-2001).
Më 1999, ambasadori Tarran shërbeu si këshilltar politik në Konferencën e Rambujesë për Kosovën dhe, më pas, në ambasadën franceze në Shqipëri për çështjen e refugjatëve kosovarë. Nga shtatori 1994 deri në gusht 1998, ai ishte atashe për Kulturën, Shkencën dhe Bashkëpunimin në ambasadën franceze në Shqipëri.
Ambasadori Tarran ka një kualifikim pasuniversitar në histori nga Universiteti Paris I Pantheon-Sorbonne. Përveç gjuhës mëmë franceze, ai flet shqip, anglisht dhe rusisht. Ai është i martuar dhe ka një vajzë.
Kryetarë të mëparshëm të Prezencës së OSBE-së në Shqipëri
Qershor-dhjetor 2023: Bruce G. Berton (Shtetet e Bashkuara të Amerikës)
2022-2023: Guido De Sanctis (Itali)
2020-2022: Vincenzo Del Monaco (Itali)
2016-2020: Bernd Borchardt (Gjermani)
2013-2016: Florian Raunig (Austri)
2010-2013: Eugen Wollfarth (Gjermani)
2007-2010: Robert Bosch (Vendet e Ulëta)
2004-2007: Pavel Vacek (Republika Çeke)
2002-2004: Osmo Lipponen (Finlandë)
1999-2002: Geert-Hinrich Ahrens (Gjermani)
1997-1999: Daan Everts (Vendet e Ulëta)