Ish ambasadori i SHBA-së, profesor Fatos Tarifa deklaron se nuk është e pamundur që Maqedonisë ti hapet drita jeshile nga BE për çeljen e negociatave dhe Shqipëria të ngelet pas.
I ftuar ne studion e emisionit “Arena” mbremjen e 5 qershorit, Tarifa u shpreh: “Nuk e shoh të pamundur që Maqedonisë ti hapet drita jeshile e Shqipëria të jetë vetëm. Kjo ndodhi me Maqedoninë që iu mbyll rruga kur ne dhe Kroacia hymë në NATO. Maqedonia, politikisht ka bërë punë shumë më të mirë se ne. Marrëdhëniet ndëretnike kanë qëne më të mira se ndonjëherë dhe mundën të zgjidhin çështjen e emrit, dënuan kryeministrin, bënë gjuhën shqipe gjuhë zyrtare, dhe në krye të parlamentit kanë një shqiptar. Nëse krahasohet me 2001 kanë bërë një progres shumë më të madh sesa ne këto vite. Është e mundur që të mbetemi jashtë siç mbeti Maqedonia jashtë NATO-s për një kohë shumë të gjatë. Kështu mund të mbetemi ne pas Maqedonisë në rrugën e integrimit, hapja e negociatave.”
Balla nuk ka aftësi diplomatike
Sa i takon Ballës si negociator Tarifa ka këtë koment
“Balla të takojë kë të dojë por nuk ma mbush mendjen dot se është një negociator i mirë për të bindur homologët e tij në parlamentet e tjera për të votuar Shqipërinë. Nuk i ka aftësitë diplomatike. Do të duheshin njerëz me një stof tjetër Politika e jashtme e Shqipërisë është një qeveri më e mirë. Një politikë e brendshme më e mirë. Nuk është rregull i lojës demokratike revolta në rrugë.”
Profesori thotë qeveritarët nuk e kanë përzemër integrmin dhe se reforma në drejtësi është e vetmja shpresë për shqiptarët.
Nuk është populli por qeveritarët që nuk e kanë me shumë përzemër integrimin tonë, nga të gjitha krahët, sepse qënia vend anëtar i BE-së të vë përgjethësi të mëdha nuk duhet të kesh korrupsion që ke kështu. Reforma në drejtësi është e vetmja shpresë që kemi. Ose bëhet ajo reformë të bëhet dhe Shqipëria ose nuk bëhet. Shpresoj që në proces kjo reforma të mos jetë korruptuar dhe besoj se nuk është korruptuar tërësisht. Rezultatet e saj të vonuara mund ti kishim parë më parë, por justifikohen. Ajo reformë është e vetmja gjë që do të bëhë popullin shpresë të madh se diçka mund të ndryshojë prej vërteti. Dhe pas kësaj shpresoj të reformohet legjislatura dhe qeverisja e vendit, duhet të shkojnë bashkë. I tërë sistemi shtetëror në tri këmbët duhet të reformohet, por duhej të niste me drejtësinë. Uroj të mbarojë sa më parë.”/oranews