Zëdhënësja e Komisionit të Rithemelimit në Partinë Demokratike, Floriana Garo u shpreh sot se “Departamenti i Shtetit Amerikan dhe Bashkimi Europian kanë dalë hapur kundër nismës së qeverisë të paraqitur si paketë kundër dezinformimit për të cilën është ngritur edhe një komision i paligjshëm parlamentar”.
“Partia Demokratike e përshëndet qëndrimin e partnerëve ndërkombëtarë dhe rithekson se nuk është më shumë se një përpjekje e Ramës për të goditur median antiqeveritare”, tha Garo.
Garo u shpreh se “Partia Demokratike kërkon tërheqjen e menjëhershme të shumicës dhe shkrirjen e Komisionit dhe rithekson nevojën e përfshirjes së aktorëve të tretë nga brenda dhe nga jashtë”.
“Nëse nuk ndodh kjo deputetët e Edi Ramës do të targetojnë të gjithë zërat dhe mediat e lira që nuk paguhen nga qeveria, duke e rritur kështu si kërcënimin për lirinë e shprehjes dhe duke rrezikuar procesin e integrimit të Shqipërisë në BE”, tha ajo.