Nga 15 Qershori qytetarët e Shqipërisë me pasaporta të rregullta mund të udhëtojnë pa viza drejt Azerbajxhanit.
Lajmin e ka bërë të ditur ambasadori i Azerbajxhanit në vendin tonë, Anar Huseynov, në një postim në rrjetin social X, ku shkruan se “nga sot edhe qytetarët e Shqipërisë me pasaporta të rregullta mund të udhëtojnë në Azerbajxhan pa vizë”.
Marrëveshja për heqjen e vizave për shtetasit shqiptarë që udhëtojnë në Azerbajxhan u nënshkrua më 1 mars 2024 në praninë e kryeministrit Edi Rama nga Besart Kadia, zëvendësministër i atëhershëm për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe Fariz Rzayev, zv.ministër i Jashtëm. të Republikës së Azerbajxhanit.
Kjo marrëveshje u nënshkrua në kuadër të vizitës që kryeministri Edi Rama bëri në Azerbajxhan në fillim të marsit të këtij viti, në krye të një delegacioni të nivelit të lartë ku zhvilloi një sërë takimesh të rëndësishme duke hapur mundësi të reja për turizmin, ekonomik. zhvillimin dhe bashkëpunimin mes dy vendeve.
/Argumentum.al