Qeveria e Republikës së Serbisë së fundi në mbledhjen e qeverisë, ndër të tjera ka marrë vendim për kompetencat dhe fushëveprimin e punës së zëvendëspresidentit dhe ministrave pa portofol në mandatin e ri të Qeverisë së Serbisë, ku bie në sy vendimi që Aleksandar Vulin, i cili ushtron funksionin e zëvendëskryeministrit, në koordinim me Presidentin e Republikës, të monitorojë statusin e projekteve nga fushëveprimi i disa ministrive dhe organizatave të veçanta të Qeverisë.
“Gjithashtu, ai do të propozojë masa për përmirësimin e bashkëpunimit të Republikës së Serbisë me vendet e BRICS-it, do të monitorojë situatën dhe do të propozojë masa për forcimin e lidhjeve të autoriteteve shtetërore me qytetarët e Republikës së Serbisë në diasporë” sipas mediave serbe.
Fakti që Vulin është në qeveri, një njeri jashtëzakonisht prorus i cili u sanksionua nga SHBA në nëntor të vitit të kaluar “për shkak të korrupsionit dhe përfshirjes në tregtinë e drogës, si dhe për shkak të lidhjeve me Rusinë”, tregon qartë se Presidenti Vuçiç ose ka zgjedhur tashmë rrugën e tij kundër Perendimit, ose është i shantazhuar nga Vulin.
Ky i fundit duket qartë se është i besuari i Rusisë në Ballkan, dhe tashmë me këtë përgjegjësi të re do të jetë urë lidhëse edhe me Kinën si një ndër shtyllat kryesore të BRICS.
Por ky vendim për Vulin e lidh atë më shumë më Rusinë e cila kjo e fundit kryeson Presidencën e BRICS për 2024. Ndaj kush më shumë se sa vetë Rusia mund të jetë “kumbari” i anëtarësimit të Serbisë si vendi i parë në Ballkan dhe në Europë që bëhet pjesë e bllokut ekonomik të BRICS, ndonëse duhet thënë se ftesën për tu aderuar në këtë aleancë ka ardhur nga Kina.
Më 1 janar, Rusisë iu kalua stafeta e kryesimit të BRICS, një grupim e cila, sipas vendimit të miratuar nga Samiti i 15-të i BRICS në gusht 2022, tani përfshin 10 vende. Egjipti, Etiopia, Irani, Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe iu bashkuan BRICS si anëtarë të rinj të plotë, gjë që është një tregues i fortë i autoritetit në rritje të shoqatës dhe rolit të saj në çështjet ndërkombëtare.
Serbia është i vetmi vend në Evropë që nuk është rreshtuar me politikën e sanksioneve të BE-së kundër Rusisë.
A do të jetë Serbia porta e BRICS në Europë?
Bashkimi potencial i Serbisë në BRICS sjell në vemendje edhe herë zgjerimin e bllokut, i cili tashmë është i fokusuar edhe në Evropë.
Serbia mori një ftesë nga Kina vitin e kaluar dhe duket se e dhe gjatë vizitës së Presidentit kinez Xi Jinping në Beograd, ishte në fokus anëtarësimi i Serbisë në bllokun ekonomik të BRICS. Me vendimin e fundit, ku Vulin, do të jetë koordinator i Presidencës serbe për BRICS tregon hapat konkret që po ndërmerr Serbia për tju bashkuar BRICS-it.
Pra Vuçiç po mendon seriozisht të braktisë planet e tij për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian dhe në vend të kësaj t’i bashkohet grupit BRICS, madje kujtojmë se presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka deklaruar se do të shqyrtojë mundësinë e pjesëmarrjes në një samit të BRICS në Kazan të Rusisë në tetor të këtij viti.
Aleanca ekonomike BRICS përbëhet nga: Brazili, Rusia, India, Kina dhe Republika e Afrikës së Jugut, ndërsa Serbia është kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Megjithatë, presidenti Vuçiç ka deklaruar më herët se Serbia mund të bëjë një zgjedhje mes Bashkimit Evropian dhe BRICS në të ardhmen.
Vitin e kaluar, Lëvizja Socialiste e Serbisë kërkoi që parlamenti të japë mbeshtetjen e madhe për të aplikuar për anëtarësim në BRICS. Ata thanë: “Shumica e njerëzve tanë mendojnë se bashkimi me BRICS është masa më e mirë.”
Nëse Serbia paraqitet në samit dhe hyn, ata do të jenë vendi i parë evropian që do të hyjë në këtë grup.
Ndonëse Vuçiç thekson se e ardhmja e Serbisë është në Europë, ai shpesh luan me dy-tre porta në politikën e tij të jashtme, por kësaj radhe ai do të sherbeje vetë si një “portë” sa i përket zgjerimit të BRICS në Europë, e cila nëse ndodh sigurisht që do të çojë në ndryshime të mëdha gjeopolitike në Evropë.
E gjithë kjo tregon se Serbia sigurisht nuk ka të ardhme politike në Perëndim.
BRICS+ në skenën botërore
BRICS janë shfaqur padyshim si një alternativë ndaj rendit ekonomik dhe politik të dominuar nga perëndimi, duke ndryshuar ekuilibrin global të fuqisë. Ata kanë krijuar aleanca dhe marrëveshje të reja me ekonomitë e tjera në zhvillim dhe disa vende të zhvilluara, duke u dhënë atyre ndikim më të madh politik dhe diplomatik në organizatat ndërkombëtare si Kombet e Bashkuara. Kjo është përforcuar nga pranimi i pesë anëtarëve të rinj më 1 janar 2024: Irani, Egjipti, Etiopia, Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, të cilat së bashku do të formojnë BRICS+.
Ato kanë mundësuar thellimin e bashkëpunimit ekonomik, pasi vendet e BRICS kanë krijuar institucione financiare për të konkurruar me ato ekzistuese dhe kanë intensifikuar bashkëpunimin e tyre ekonomik me vendet në zhvillim në fusha të tilla si tregtia, investimet dhe teknologjia.
Pavarësisht mundësive për bashkëpunim dhe bashkëpunim mes vendeve anëtare të BRICS, ka edhe tensione mes tyre dhe me fuqitë e tjera botërore që nuk janë pjesë e grupit, të cilat mund të çojnë në konflikte dhe kriza ekonomike dhe politike.
Sot, vendet e BRICS janë të njohura për rritjen e tyre të konsiderueshme ekonomike dhe ndikimin në rritje në çështjet globale – së bashku ato përbëjnë 42% të popullsisë së botës, 23% të PBB-së botërore, rreth 30% të sipërfaqes së tokës në botë dhe më shumë se 18%. të tregtisë botërore – dhe ata kanë filluar të organizohen si një bllok ekonomik dhe politik, duke mbajtur samite vjetore që nga viti 2009 dhe duke krijuar bankën e re të zhvillimit, të njohur si Banka BRICS që nga viti 2014, e cila synon të financojë projekte të zhvillimit të qëndrueshëm në këto dhe të tjera në zhvillim. dhe vendet në zhvillim, duke rritur kështu ndikimin e tyre në ekonominë globale.
Rusia mban presidencën e BRICS në vitin 2024. Programi i presidencës së saj përfshin më shumë se 200 ngjarje të ndryshme, ku ai qendror është samiti i liderëve të BRICS në Kazan në tetor.
Deri atëherë do shohim nëse Serbia do të jetë anëtari më i ri i këtij grupi politiko-ekonomik dhe si do të përgjigjet Bashkimi Europian dhe SHBA-të, të cilët vitet e fundit e kanë përkëdhelur me tepri Vuçiçin dhe Serbinë.
© 2024 Argumentum