Presidenti francez Emmanuel Macron refuzoi dorëheqjen e kryeministrit Gabriel Attal të hënën pasi partia në pushtet nuk arriti të sigurojë shumicën në zgjedhjet e parakohshme legjislative.
Macron i ka kërkuar Attalit të mbetet kryeministër “për momentin” për të siguruar stabilitetin e vendit, theksohet nga zyra presidenciale, Elysee.
Në dy raundet e zgjedhjeve legjislative të mbajtura më 30 qershor dhe 7 korrik, koalicioni qendror i Macron përfundoi i dyti me 163 vende, pas aleancës së partive të krahut të majtë, Fronti i Ri Popullor (NFP), i cili siguroi një shumicë relative me 182 vende në Asambleja Kombëtare me 577 anëtarë.
Presidenti francez njoftoi shpërndarjen e Asamblesë Kombëtare më 9 qershor dhe bëri thirrje për zgjedhje të reja legjislative pasi koalicioni i tij i partisë së Rilindjes pësoi një humbje të rëndë në zgjedhjet e Parlamentit Evropian.