“Pas negociatave ndërmjet Republikës së Azerbajxhanit dhe Republikës Islamike të Iranit, më 15 korrik 2024, Ambasada e Republikës së Azerbajxhanit në Republikën Islamike të Iranit rifilloi punën e saj në një adresë të re. Ambasadori dhe stafi aktual diplomatik janë kthyer në Iran”, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme të Azerbajxhanit.
“Si vend i akreditimit, Irani ka marrë masat e duhura për të garantuar sigurinë përpara ndërtesës së ambasadës sonë të re në përputhje me detyrimin e tij për mbrojtjen diplomatike brenda kornizës së “Konventës së Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike”.
Aktualisht po merren masat përkatëse për organizimin e shërbimit konsullor në godinën e re të Ambasadës në Iran dhe së shpejti do të jepen informacione shtesë për restaurimin e shërbimit konsullor.
Ambasada ndodhet në qytetin e Teheranit, Darrous, Avenue Shahrizad, rruga Yarmohammadi, kryqëzimi i rrugëve Saqi dhe Firuzkuh, shtëpia 8.
Rifillimi i punës së Ambasadës do të kontribuojë në zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve Azerbajxhan-Iran bazuar në respektin e ndërsjellë dhe fqinjësinë e mirë, zbatimin e marrëveshjeve të arritura midis dy vendeve dhe çështjet që duhet të zgjidhen”, tha ministria.
Bakuja e mbylli ambasadën dhe evakuoi stafin në fund të janarit të vitit 2023, pas një sulmi të armatosur në ndërtesë.
Sulmuesi vrau shefin e sigurisë së misionit dhe plagosi dy zyrtarë të tjerë të sigurisë.
I dyshuari u ndalua, u gjykua për një vit dhe, sipas Ministrisë së Drejtësisë në Iran, u dënua me vdekje.