Ish-kryeministri Sali Berisha është pyetur për vendimin e presidentit Meta për të anuluar zgjedhjet e 30 qershorit.
“Vendim që bazohet në themelet e kushtetutshmërisë së vendit, një vendim i cili synon zgjidhjen dhe parandalimin e një konflikti të gjerë civil drejt të cilit po e çonte varrmihësi i pluralizimit politik Edvin Kristaq xhelati”, u shpreh Berisha.
Berisha ka përjashtuar mundësinë e një dialogu me kryeministrin Edi Rama, duke e quajtur një gjë të tillë të pamundur.