Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Azerbajxhanit, Ayhan Hacızade tha se vendi i tij ka bërë aplikim zyrtar për t’u anëtarësuar në BRICS.
Hacızade në deklaratën për Anadolu tha: “Azerbajxhani ka aplikuar zyrtarisht për anëtarësim në BRICS”.
“Deklarata e Përbashkët për Krijimin e Partneritetit Strategjik” u miratua midis Azerbajxhanit dhe Kinës në kuadër të Samitit të Krerëve të Shtetit të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait të mbajtur më 3-4 korrik në kryeqytetin e Kazakistanit, Astana.
Në deklaratë ishte theksuar kërkesa e Azerbajxhanit për t’iu bashkangjitur BRICS-it, ndërsa Kina e kishte mirëpritur këtë kërkesë.
Në deklaratën e përbashkët të miratuar në kuadër të vizitës zyrtare të presidentit rus Vladimir Putin në Azerbajxhan më 18-19 gusht, u tha se Rusia mbështet anëtarësimin e Azerbajxhanit në BRICS.
BRICS u themelua në qershor të vitit 2006 në Shën Petersburg në Forumin Ndërkombëtar Ekonomik, nga Brazili, Rusia, India dhe Kina. Në vitin 2010 BRICS-it iu bashkuan Afrika e Jugut, ndërsa këtë vit, ajo u bë strukturë shumëkombëshe me pjesëmarrjen e Egjiptit, Etiopisë, Iranit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA).
Më shumë se 40 vende kanë aplikuar për t’iu bashkuar BRICS-it.