Drejtori i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës së SHBA-së (CIA) William Burns do të udhëtojë për në Beograd pas vizitës së tij në Sarajevë, njoftoi Radio Evropa e Lirë.
Më herët gjatë ditës në Sarajevë, Burns foli me ministrin e Punëve të Jashtme në Këshillin e Ministrave të BiH, Elmedin Konakoviç, si dhe me anëtarët e Presidencës së BiH dhe drejtorin e Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë, Almir Dzuvo.
William Burns u emërua drejtor i CIA-s në janar 2021, në fillim të mandatit të presidentit amerikan Joseph Biden, dhe është gjithashtu anëtar i kabinetit presidencial të Shtëpisë së Bardhë.
Burns konsiderohet një person tek i cili Biden ka shumë besim dhe të cilin ai e dërgon shpesh në misione të ndjeshme diplomatike.