Ukraina feston këtë të shtunë (24 gusht) 33-vjetorin e pavarësisë. Edhe pse këtë ditë të shënuar duhej ta festonte e lirë, Ukraina prej tre vitesh vijon ende të mbrojë sovranitetin e tij pas luftës së nisur nga Rusia.
Në Ditën e Pavarësisë urimet dhe mbështetjet për Ukrainë dhe popullin e saj kanë ardhur edhe nga Ambasada e SHBA-së në Tiranë, Prezenca e BE si dhe Ministria e Jashtme shqiptare.
Ambasadorët dhe të ngarkuarit me punë në ambasadat në vendin tonë kanë zgjedhur të urojnë pavarësinë e Ukrainë nga rruga “Ukraina e Lirë” në Tiranë, ku rikonfirmojnë për të mbështetjen e palëkundur për mbrojtjen e sovraniteti.
“Si sot në vitin 1991, Ukraina shpalli pavarësinë nga Bashkimi Sovjetik. Më shumë se tre dekada më vonë, Ukraina vazhdon të mbrojë sovranitetin e saj me guxim të pashoq. Lufta e tyre për liri dhe demokraci është një shembull i fuqishëm për botën. Ndërsa ata qëndrojnë në këmbë përballë fatkeqësive, ne qëndrojmë me ta në solidaritet dhe shpresë. Për nder të Ditës së Pavarësisë së Ukrainës, e Ngarkuara me Punë e SHBA-së Nancy VanHorn iu bashkua me krenari të Ngarkuarës me Punë të Ukrainës dhe Shefave të tjerë të Misionit në Shqipëri për të nderuar forcën, qëndrueshmërinë dhe shpirtin e palëkundur të Ukrainës“, shkruan ambasada e SHBA-së.
Edhe Ambasadori i BE-së në Tiranë Silvio Gonzato shprehet se BE është pranë Ukrainës.
“Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Ukrainë! BE-ja dhe partnerët e saj janë pranë jush ndërsa luftoni kundër agresionit rus, për të mbrojtur sovranitetin tuaj dhe respektimin e ligjit ndërkombëtar”, shkruan ambasadori i BE-së Silvio Gonzato.
Qëndrojmë bashkë në rrugën ‘Ukraina e Lirë’, thotë Ambasada e Brtianisë e Tiranë duke kremtuar 33-vjetorin e Pavarësisë së Ukrainës.
“E ngarkuara me punë, Mia Marzouk iu bashkua partnerëve ndërkombëtarë në rrugën ‘Ukraina e Lirë’ – simbol i fuqishëm i vizionit të përbashkët për të ardhmen e Ukrainës. Mbështetja e Mbretërisë së Bashkuar për Ukrainën është e hekurt. Angazhimi ynë shtrihet në shumë fronte. Mbështetje ushtarake. Ndihmë financiare. Përpjekje diplomatike. Mbështetje politike. Bashkë me partnerët tanë ndërkombetar, qëndrojmë krah më krah me Ukrainën dhe popullin e saj qëndrestar në luftën për liri. Mesazhi ynë është i qartë: Ne jemi të bashkuar, ne jemi të palëkundur dhe ne do të vijojmë të mbështesim sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës“, shkruan ambasada e Britanisë.
/Argumentum.al