Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Pragë, Çeki, ku po merr pjesë në edicionin e 19-të të Forumit GLOBSEC, i mirënjohur si një nga platformat kryesore të dialogut të Evropës, i cili e vendos theksin këtë vit në ruajtjen e stabilitetit global dhe rolin e rëndësishëm të vendeve të Europës Qendrore dhe Lindore në këtë aspekt.
Forumi organizohet nën kujdesin e Presidentit të Çekisë Petr Pavel, me pjesëmarrjen e kryetarëve të shteteve dhe qeverive, si dhe liderë nga biznesi, akademia, inovacioni e përfaqësues të lartë të organizatave ndërkombëtare dhe OJQ-ve, në një diskutim të gjerë mbi sfidat globale me të cilat përballen vendet, si dhe për rrugëtimin e tyre te përbashkët drejt paqes, prosperitetit dhe bashkëpunimit.
Kryeministri Edi Rama ishte i ftuar në panelin me temë “Rajoni nën rrethim: Brishtësia e Ballkanit Perëndimor” nga moderatori Steve Clemons.
* * *
Përshëndetje të gjithëve! Kjo seancë quhet “Rajoni nën rrethim: Brishtësia e Ballkanit Perëndimor.” Do të kemi në fakt një folës mjaft tërheqës, mjaft me influencë dhe një nga dimensionet që gjeni në këtë konferencë është se flasim për Lindjen e Mesme, për Azinë, për Ukrainën, për Rusinë është se ka një brishtësi në nivel global, por në fakt për një kohë të gjatë, një apo disa prej elementeve të një jostabiliteti tektonik ka qenë në Ballkanin Perëndimor. Kështu që do të diskutojmë atë çfarë i shkaktojnë këto mungesa stabilitetesh dhe çfarë mund të bëjmë për to.
I urojmë se mirëseardhjen kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama! Kryeministri Rama i thashë që jam shumë xheloz për këpucët që ka veshur, sepse kam ecur nga njëra skenë në tjetrën sot me këpucë që janë jo të rehatshme dhe më tha që janë shumë të lira, kështu që mund t’i merrni.
Kryeministri Edi Rama: Thashë që mund t’i marrësh ti, jo unë.
-Zoti kryeministër më lini ta nis me temën që kemi sot këtu, që ka të bëjë me stabilitetin e Ballkanit Perëndimor, ka qenë një çështje shqetësuese prej një kohe shumë të gjatë në shumë seanca të Globsec-ut, tek të cilat kam marrë pjesë. Më lini t’ju pyes, cilët janë shtytësit më të mëdhenj të mungesës së stabilitetit në këtë moment dhe çfarë mendoni se rajoni dhe rajoni përreth nuk po bën mirë që të jetë në gjendje që të kuptojë.
Kryeministri Edi Rama: Pikë së pari duhet të përgëzoj Vladimir Putinin, sepse falë tij Bashkimi Europian e kuptoi se sa e rëndësishme ishte që ta mbante shumë më pranë Ballkanin Perëndimor dhe sa i rëndësishëm është Ballkani Perëndimor për Bashkimin Europian. Kështu që është diçka fatkeqe që na duhej Vladimiri për ta bërë të qartë këtë gjë, në mënyrën më të vështirë e më kriminale. Por, kjo është e dobishme.
– A nuk bëhet problem real, përshembull e kam vënë re, në marrëdhënien transatlantike me NATO-n, gjithashtu që përpara pushtimit në Ukrainë kishte njerëz që thonin se NATO-ja nuk ka më asnjë qëllim për të ekzistuar, po ndërkohë kur ke një perceptim të shtyrë nga kërcënimi, kjo pastaj ndryshon, a është e shëndetshme?
Kryeministri Edi Rama: Sa i përket pjesës së Bashkimit Evropian mund t’ ju them që kishte shumë njerëz në Union, të cilët nuk ishin aspak, pra nuk besonin aspak në atë çka në mënyrë të përsëritur e përsërisnin, pra e thonin si moto që “Ballkani Perëndimor duhet të jetë në Bashkimin Europian”. “Vendi juaj është në Bashkimin Europian, një ditë do të jeni në Bashkimin Europian”, – duke e bërë njësoj si komunistët njëherë e një kohë që na thonin se vendi ynë është në parajsën tokësore, horizonti ynë është atje, një ditë do të mbërrijmë.
Sigurisht realiteti goditi fort, lufta në Ukrainë tronditi tërësisht Statusquon, më pakta dhe Bashkimi Europian nisi të ndërgjegjësohej gjithmonë e më shumë se sa i rëndësishëm është Ballkani Perëndimor, pikërisht për sigurinë e sigurimin e Europës mbi të gjitha.
Më duhet të them që Ursula Von Der Leyen luajti rol thelbësor për këtë, duke qenë se ajo ishte qysh prej ditës së parë u përpoq të riformësonte mesazhin që përcillej, po natyrisht që i duhej ndihmë nga Putini për ta bërë si duhet.
– Në këtë fazë, pak kohë më parë po intervistoja Brad Smith, zëvendëspresidentin e Microsoftit dhe ai përmendi një incident që unë nuk e dija dhe duhet ta kisha ditur, që ishte një sulm kibernetik nga Irani kundër Shqipërisë, që sipas Bradit, mbylli të paktën një të katërtën e ekonomisë shqiptare. Bradi pyeti: Pse nuk është kjo një shkelje e barasvlershme me një pushtim territorial e që shkel kartën e Kombeve të Bashkuara dhe ai ishte shumë i vendosur kur e thoshte këtë, që ne nuk e kuptojmë dot rëndësinë që ka dobësia kibernetike dhe keqbërja që mund bëhet, dhe dua ta pyes këtë në lidhje me Shqipërinë, sepse Shqipëria kur bëhet fjalë për ekuacionin e stabilitetit në rajon, është një pjesë. Na thoni diçka për këtë sulm të Iranit dhe çfarë po bëni për aktorë si Rusia apo të tjerë që përdorin sabotazhin dixhital për të minuar qeverinë në atë që bën?
Kryeministri Edi Rama: Së pari, përpara se sa shkojmë tek pika ku ngremë pyetjen se çfarë duhet të ndodhë që ta konsiderojmë luftën kibernetike një luftë të mirëfilltë dhe të kundërsulmojmë, sipas një kuadri rregullash, që e trajtojnë si duhet, na duhet të ngremë pyetjen: Çfarë shkeljesh të shëndetit mendor, por edhe fizik, duhet të ndodhin te fëmijët tanë, për ta konsideruar median sociale një problem të mirëfilltë? I kthehem kësaj, sepse mendoj që i shërben thelbit të përgjigjes. Jemi ende mjaft larg nga trajtimi si duhet i botës digjitale në tërësi që ndërkohë vazhdon të ndodhë, të rritet e të fitojë terren në shumë hapësira në botën reale, duke sjellë mjaft të mira, por edhe mjaft kërcënime, e bashkë me kërcënimet edhe mjaft pasoja.
– Duhet të kthehemi pra, në fillime, para se sa të shohim, ose të kuptojmë se çfarë është një luftë e mirëfilltë.
Kryeministri Edi Rama: Është pjesë, është pjesë e saj, por të vazhdojmë ta konsiderojmë lirinë e shtrirjes, liri fjale dhe sërish të mos reagojmë ndaj të gjitha këtyre çmendurive që ndodhin për fëmijët tanë, te bashkësitë, komunitetet tona, te opinionet tona publike, përmes këtij vëllimi të pabesueshëm informimi e dezinformimi e gjithçka është absolutisht e papërgjegjshme.
– A jemi të mirë dhe përdor “ne”, për mua, për ju për gjithë. A mundemi ne të jemi rezistentë, sepse njëra arsye pse e bëra pyetjen e Iranit është se ju keni promovuar bisedime më të ngushta dhe transparencë midis Kosovës dhe Serbisë dhe Brad Smith përmendi që një nga pikat e shqetësimeve janë zgjedhjet në Moldavi, aktivitetet e dezinformimit apo edhe aktivitetet e sabotazhit po ndërtohen gjithmonë e më tepër në këto zona që ju rrethojnë. Pra jam i interesuar të di si e shihni, a ka gjëra që mund të nisim t’i konsiderojmë, në raport me këtë rezistencë dhe ç’pjesë ka Shqipëria në këtë ekuacion?
Kryeministri Edi Rama: Shqipëria shumë qartësisht është në anë të paqes, në anë të dialogut, të përparimit të përbashkët. Bindja jonë e fortë është se nuk duhet ta shohim të ardhmen me sytë e së shkuarës, duhet të shohim të shkuarën me sytë e së ardhmes. Kur nis prej këtej shumë gjëra bëhen të qarta, shumë pengesa bëhen më pak problematike dhe mund të ndërmerren më shumë hapa. Në këtë drejtim, ne kemi promovuar paqen, dialogun dhe bashkëpunimin me të gjithë. Kështu që ndërmora nismën të vizitoja Serbinë 68 vjet pas vizitës së fundit atje. Ishte pikënisja e diçkaje tek e cila besoj shumë. Do të thoja se Ballkani Perëndimor sot është në një pozitë shumë më të mirë se ç’ishte. Nuk kemi qenë kurrë më mirë si Shqipëri dhe shqiptarë dhe kjo situatë në Ballkanin Perëndimor është po kështu pjesë e kësaj.
Nga ana tjetër, sidoqoftë, më duhet të them se nuk shoh më ndonjë ndryshim të madh midis nesh dhe BE. Sigurisht që kur vjen fjala për ekonominë, kemi një hendek të konsiderueshëm të cilin duhet ta mbushim, por për pjesën tjetër nuk shoh ndonjë dallim kështu që do të thoja që ne kemi qenë përherë europianë, ne jemi europianë. Kjo nuk është diçka që vendoset apo mund të vendoset në Bruksel. Duke parë tashmë perspektivën për të qenë anëtar me të drejta të plota në BE, besoj fort që edhe sot ne do të ishim një vlerë e shtuar.
-Kur flas për anëtarësimin në BE, ju Sekretarin e Shtetit, Blinken, e falenderuat për këtë drejtim të anëtarësimit në BE, megjithatë çështja është sa të rëndësishme janë BE, NATO si një entitet edhe pse natyrisht nuk është çështje anëtarësimi, por NATO-ja që ka konsideruar Ballkanin Perëndimor si përparësi dhe SHBA-të që kanë kërkuar të sjellin stabilitet dhe të ketë më shumë stabilitet në Ballkanin Perëndimor.
Kryeministri Edi Rama: Për Shqipërinë është shumë e qartë, ne jemi tërësisht pa asnjë rezervë duke qenë se ne të gjitha i bëjmë pa rezervë. Edhe kur shkuam në drejtimin e gabuar gjatë gjithë kohës, e bëmë pa rezerva. Këtë bëjmë dhe nuk jemi eurokratë të mirë, ne jemi europianë, por jemi shqiptarë. Pa rezervë duam të bëhemi anëtarë të BE. Pa rezervë jemi harmonizuar 100% me politikën e jashtme të BE. Pa asnjë rezervë jemi anëtarë të NATO-s, e po kështu pa asnjë rezervë, jemi kundër agresionit rus në Ukrainë.
Ne jemi një vend, ku në përgjithësi është shumë e qartë kudo të shkosh, nga taksisti, deri tek gjithkënd tjetër se ku përkasin, ndërkohë që nuk vlen kjo për të gjithë rajonin. Popullariteti i Vladimir Putinit në Shqipëri është nga 1 deri në 1 pikë pak përqind, ndërkohë që ka vende të tjera në rajon ku Vladimir Putin është më popullor sesanku di unë, Joe Biden apo Kamala Harris. Çështja është, si ta sjellim gjithë këtë klub, si ta bëjmë bashkë këtë rajon, si ta mbajmë të bashkuar dhe integrojmë plotësisht në BE, që nënkupton ta integrosh plotësisht me parimet dhe vlerat europiane, por po kështu edhe me BE dhe sigurisht në mënyrën euroatlantike të të parit të marëdhënieve me jashtë dhe kjo nuk është detyrë e lehtë.
-Do t’ju kërkoj miqve të na japin edhe pak minuta duke qenë se e nisëm pak më vonë.
Kryeministri Edi Rama: Kur organizoni takime me njerëz nga Ballkani ju duhet t’i bëni më të gjata..
-Po, do të marrim edhe pak minuta. Një pyetje që dua ta bëj edhe pse ka pyetje të tjera që duhet t’i bëj, por këtë dua ta bëj; keni një reputacion që është vërtetë interesant dhe dua të mësojnë për këtë edhe njerëz të tjerë. Ju njiheni, jeni Kryetari i PS, njiheni që keni krijuar marrëdhënie shumë të mira me pjesëtarë të Trump kur ka qenë president, por gjithashtu edhe me ekipin e Biden. Duket sikur arrini të menaxhoni në të dyja anët. Shumë njerëz duan ta mesojnë këtë aftësi. Për shembull, duke u lidhur me presidentin, Jared Kushner po zhvillon një pronë shumë të bukur në Shqipëri, por potencialisht mund të jetë edhe një pasardhës i Joe Biden që mund të marë mandatin. Nuk dua ta lidh me Amerikën këtë, dua ta lidh me faktin se si arrini ju të lundroni në këto lloj personalitetesh botërore, ku ju ndërkohë jeni në qendër?
Kryeministri Edi Rama: Unë jam rritur në kohën e komunizmit, në një regjim të pamëshirshëm komunist, ishim “Korea e Veriut’’ e Europës. Komunistët thoshin, “miqtë e miqve tanë janë miqtë tanë”, ndërkohë që armiqtë e miqve tanë, janë armiqtë tanë’’. E shoh ndonjëherë këtë të bëhet mënyrë sjelljeje edhe e demokratëve në Europë, demokratëve në Amerikë, jo Partisë Demokratike, flas demokratëve.
Unë nuk besoj tek kjo, unë nuk besoj zgjedhjen e miqve në këtë lloj mënyre. Nga ana tjetër, ndoshta jam Kryeministri më i gjatë këtej pari. Kështu që jam mjaft i vetëdijshëm që nuk përfaqësoj një vend që është kaq larg. Shqipëria është një vend i vogël, kemi nevojë për miq, kemi nevojë për miq dhe për shembull ju flisni, meqë ra fjala për ta bërë më të qartë unë jam mik edhe me Jared dhe me Alex Sorosin.
-Po, i pashë të dyja fotot.
Kryeministri Edi Rama: Alex është këtu, që është edhe një konfrontim edhe si të thuash më me kripë do të thoja sesa Biden dhe Trump. Do të them këtë sidoqoftë, Shqipëria është mike me Turqinë dhe me Greqinë, si mund të marrim anë? Si mund të zgjedhim, si duhet të vazhdojmë të forcojmë miqësitë me të dyja këto vende. Unë jam mik shumë i mirë me Giorgia Melonin, ajo përfaqëson të djathtën dhe më është dashur t’u shpjegoj të mive të së majtës se nuk është një ide e mirë të mendohet që nëqoftëse shkoj e flas në takimin e partisë së saj ku më kanë ftuar, pra nëse shkoj atje të konsiderohem tradhtar. Ky lloj kategorizimi nuk është i dobishëm në botën e sotme. Njerëzit janë njerëz. Në fund unë besoj që të flasësh me njerëzit madje edhe të mos biesh dakord në mënyrë të hirshme me ta është shumë më mirë sesa të mos flasësh e të ndezësh mosmarrëveshje, të cilat mund të bëhen shumë dëmtuese për të gjithë.
-Po si mund ta bëni bashkë marrëveshjen që keni me Italinë për të ngirtur kampe për pritjen e emigrantëve. Ka dy prej tyre, ndërkohë që shumica në BE janë kundër kësaj marrëveshjeje. Nuk e di sesi është reagimi në Shqipëri, por si i pajtoni të dyja këto? A mund të bëhet kjo një pengesë në rrugën tuaj drejtë anëtarësimit?
Kryeministri Edi Rama: Së pari, ndodh sot që gazetarët nuk kanë informacion të saktë, nuk është që shumë në BE, – BE si e tillë dhe me BE ne konsiderojmë Bashkimin Europian përfaqësuar nga Ursula Von Der Leyen, në këtë pikë nuk po thuhet që marrëveshja është e gabuar. Ka shumë prej të ashtuquajturve progresistë, pra anës progresiste të Europës që e konsiderojnë këtë marrëveshje një ide të keqe. Po më pyesni tani sesi mund t’i pajtoj të dyja këto bashkë. Nuk më takon mua kjo gjë. Mua më takon të jem i dobishëm për miqtë dhe për Shqipërinë, që ajo të jetë e dobishme për miqtë. Nëqoftëse miqtë kërkojnë diçka, ti duhet të jesh krah tyre. Jo domosdoshmërisht duhet të biesh dakord 100 %. Ju e dini që kemi luftuar, kemi shkuar në luftëra së bashku, luftëra që ne nuk i zgjodhëm, ju i zgjodhët, ne erdhëm me ju dhe nuk i vumë në dyshim, nuk e vumë aspak në dyshim sepse kështu duhet të jetë.
Thënë kjo, marrëveshja në fjalë është për një temë që është kaq e madhe, që është kaq e rëndësishme, që është kaq përcaktuese për Europën dhe për mënyren sesi Europa duhet ta shohë veten dhe të ardhmen e saj.
Po flas për çështjen e emigracionit dhe ta transformosh këtë në një zënke midis të majtës e të djathtës dhe ta transformosh këtë në një konflikt pa fund brenda Europes tregon së pari që ndërkohë që ky është një problem i të gjithë Europes, problem europian, Europa nuk është gati të veprojë si një e vetme dhe e dyta, në vend që të trajtojmë problemin është më e lehtë ta ndërtojmë jetën e përditshme bazuar në politika partiake që nuk na çojnë askund.
-Na ka mbetur vetëm një minute, kështu që kam dy pyetje të shkurtra. Më lini t’ju pyes shumë shpejtë, a ka bërë ndonjë përpjekje Rusia për t’ju minuar ju dhe qeverinë tuaj kohët e fundit?
Kryeministri Edi Rama: Dëgjoni, për shkak të historisë sonë, ne kemi qenë “Korea e Veriut” e Europës. Ky qytet Praga për ne ka qenë po aq i paarritshëm sa Uashingtoni dhe Parisi kur ishim nën regjimin komunist sepse regjimi ynë i konsideronte qoftë perëndimin dhe lindjen, qoftë imperializmin amerikan e social imperializmin sovjetik si anë të së njëjtës medalje. Kjo ka qenë historia jonë. Dhe kur rusët vendosën që ta hiqnin qafe Stalinin, ne vendosëm që t’i rrinim besnik Stalinit.
E thashë dhe më parë. Ne e çojmë deri në fund. Kështu që edhe kur Shtetet e Bashkuara të Amerikës apo Bashkimi Europian nuk do të jenë, ne do të jemi po prapë aty, me ju, ashtu si ushtari japonez që ishte në pyll dhe nuk e dinte që lufta kishte marrë fund. Duke qëndruar te Stalini, duke qenë vend stalinist deri në vitet 90, na bënte vendin më pak interesant për Rusinë në rajon. Merrni parasysh këtë që, që nga ‘90 deri më sot s’ka pasur një vizitë në Moskë të nivelit të lartë dhe as vizitë nga Moska dhe askënd se ka marrë malli për këtë. Ne nuk duam asnjë gjë të keqe për Rusinë. Rusia është një vend i madh, është një kulturë fantastike, nuk e kam kuptuar asnjëherë meqë ra fjala që si është e mundur që për shkak të agresionit në Ukrainë Dostojevksi ndalohet në disa prej universiteteve apo Stravinsky të ishte non grata në disa trupa baleti. Kjo është pjesë e asaj pozite të keqe në të cilën jemi në një pjesë të botës tone, por sa i përket Rusisë nuk jemi të interesuar, nuk ka oreks aty. Kështu që, Rusia nuk mund të gjejë shumë as spiunë apo njerëz, të cilët janë të gatshëm t’i shërbejnë Rusisë për pak para. Kështu që, Rusia, përzierja e saj në politikën tonë, kemi pasur disa gjëra, por asgjë të madhe. Aty ku Rusia është e pranishme dhe është shumë influente dhe që mund të jetë vërtete një problem është në pjesë të tjera të Ballkanit dhe kjo është arsyeja pse kemi nevojë që Serbia dhe Kosova të dalin nga konflikti, ndaj na duhet që ta mbajmë Serbinë në anën tonë sa më shumë të jetë e mundur dhe kjo është arsyeja, siç e përmendët ju në një nga pyetjet tuaja, që është e rëndësishme që sa më shumë ta lidhim integrimin europian me integrimin në NATO dhe sa më shumë NATO të jetë e pranishme në sa më shumë vende në Ballkanin Perëndimor, do të ishte shumë më mirë. Unë kam qenë nga të parët që kam promovuar anëtarësimin e Malit të Zi në NATO. Në atë kohë shumë vende thoshin: jo, se ka ndikim rus dhe në fakt rezultoi që të ishte mjaft dobiprurëse. Tashmë kemi Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi në NATO, çka është mjaft më mirë sesa po të kishim vetëm Shqipërinë në Ballkanin Perëndimor. Nëqoftëse kemi pastaj dhe Kosovën, Bosnjën dhe Serbinë në NATO, kjo do të bëjë një dallim shumë të madh.
-Ju vlerësoj shumë që na dhatë një foto çasti të kësaj situate. E shoh Shqipërinë personalisht si një vend shumë tërheqës, me ndikim strategjik dhe shumë i bukur. Mjaft prej miqve të mi kanë jetuar dhe kanë ardhur atje dhe jemi shumë të nderuar për këtë pamje të shpejtë që na dhatë për të dhe për rolin e saj. Duartrokitje për kryeministrin e Shqipërisë Rama.
/Argumentum.al