Ambasadori i ri i Federatës së Rusisë në Shqipëri, i paraqiti letrat kredenciale ditën e sotme Presidentit të Republikës së Shqipërisë, z. Bajram Begaj.
Njoftimi është bërë nga Ambasada e Rusisë në vendin tonë.
Njoftimi nga Ambasada e Rusisë në Tiranë:
Më datë 30 gusht 2024, Ambasadori i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Federatës Ruse në Republikën e Shqipërisë, A.A.Zaitsev i paraqiti letrat kredenciale Presidentit të Republikës së Shqipërisë, z. B.Begaj.
Kujtojmë se pak kohë më parë, Ambasadori i Federatës Ruse në Tiranë, ka dorëzuar një kopje të letrave kredenciale edhe në Protokollin e Shtetit të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqipërisë.
/Argumentum.al